Shqiperia nje fitore larg per te shkruar historine

Shqiperia, nje fitore larg per te shkruar historine

Shqiperia do ta kerkoje shansin per t'u kualifikuar ne "Euro 2016" ne ndeshjen e fundit kualifikuese, pas humbjes prej 0-2 ne Elbasan Arena nga Serbia.

 

Kuqezinjtë e filluan mirë sfidën duke e mbajtur në presion kundërshtarin, madje në periudha kohore loja zhvillohej në gjysmëfushën serbe.

Sidoqoftë, skuadra mysafire kishte momentet e veta.

Ata arritën që ta fusin një herë topin në rrjet, mirëpo paraprakisht kishte ndërhyrje në portierin Berisha.

Gjysma e parë përfundoi pa gola me një lojë solide të nikoqirëve, porse munguan rastet e vërteta për gol, edhe pse nuk munguan aksionet.

Kombëtarja jonë pati disa raste në fraksionin e dytë për të ardhur te goli i epërsisë. Granit Xhaka pati një shans shumë të mirë të cilin nuk e shfrytëzoi.

Në vazhdim kanë mundur të shënojnë edhe Cikalleshi dhe Cana, porse nuk u treguan të saktë.

Serbët rrezikuan në disa raste, por shqiptarët kanë mundur ta fitojnë ndeshjen, po t’i konkretizonin mundësitë e tyre.

Sidoqoftë, në minutat shtesë, skuadra mysafire realizoi dy gola përmes Aleksandar Kolarov dhe Adem Ljajic.

Pas kësaj humbjeje, Shqipëria ka një pikë më pak se Danimarka dhe duhet ta mposhtë Armeninë në ndeshjen e fundit për të shkuar në ‘Franca 2016’.

 
 
 
 
 
 
 
 

 

 
 

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama