Shqiperia ka 4 milione e 263 mije banore

Shqipëria ka 4 milionë e 263 mijë banorë
Mbledhja e komisionit të Reformës Zgjedhore u përqendrua në mundësitë që ka shteti ynë për të pajisur të gjithë shqiptarët me të drejtë vote (3 milionë e 200 mijë) me karta identiteti para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Një problem që kërkon zgjidhje është edhe ai i emigrantëve, pajisja e të cilëve me karta identiteti duket një mision i pamundur për këto zgjedhje. Megjithatë zëvendësministri i Brendshëm, Ferdinant Poni u shpreh se qeveria shqiptare është duke menduar masa detyruese për të gjithë emigrantët që të pajisen me karta identiteti. Një masë e mundshme, sipas Ponit do të jetë që gjithë emigrantëve që gjatë këtyre muajve do të hyjnë në Shqipëri, nuk do të lejohen të dalin prej kufijve tanë shtetërorë nëse nuk bëjnë aplikimin për të marrë kartën e identitetit. Një kartë identiteti do të kushtojë 1200 lekë të reja, ndërsa një pasaportë biometrike do të kushtojë 5 mijë lekë të reja.


Gazeta: Shekulli

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama