Shqiperia edhe rebelimi i saj ne fokusin e kinematografise boterore

Shqiperia edhe rebelimi i saj, ne fokusin e kinematografise boterore

Vite kur secili prej shteteve te medha vershonte per te marre copen me te mire ne shtetin e vogel, ende te papavaresuar. Kinematografia sapo kishte nisur te merrte forme. Fakte te panjohura prej shumekujt vijne nga Abaz Hoxha, i cili i ka shkruar ato qe ne vitin 1980, por “Historia e Kinemase Shqiptare” pa driten e botimit vetem ne fund te muajit shtator te vitit 2007. Sikunder autori shkruan ne nje prej kapitujve te librit, se Carls Raider Nobel pershkoi Shqiperine, Maqedonine dhe Ballkanin Perendimor ne fillim te gjashtemujorit te dyte te vitit 1903. Deri ne fillim te vitit 1904 ai realizoi nje sere reportazhesh filmike, sidomos ne Manastir dhe ne rrethinat e tij, duke fiksuar ne kete menyre nje sere ngjarjesh me rendesi historike per vendin tone.

Madje, shoqeria e tij, “Carls Uraban”, nuk eshte mjaftuar me fiksimin e betejave ne Shqiperi, por 2 vjet me vone, nje operator i kesaj shoqerie ka shkelur serish ne vendin tone, duke realizuar kroniken “Alpet e Shqiperise dhe te Malit te Zi”.

E kur permenden xhirimet ne Shqiperi, s’mund te pretendohet per filma me metrazh te gjate, e sidomos artistik. Pasi flasim per Ballkanin ne kohe lufte, Ballkanin “fuci baruti”, pasi rajoni ishte edhe ne qender te interesave te medha. Xhirimet duhet te kene qene te shumta pas vitit 1903, nje pjese e tyre me ngjyra, por sikunder e pohon nder radhe autori i librit, studiuesi Hoxha: “Xhirime te tjera duhet te jene bere nga perfaqesuesit e kesaj shoqerie ne trojet tona, por sot per sot ato mbeten ende te pazbuluara. Mendohet se duhet te jene ne Muzeun e Shkencave ne Londer (ku eshte grumbulluar edhe trashegimia filmike e shoqerise “Carls Urban”, qe nga viti 1937)”. Duke mos perjashtuar edhe te tjera arkiva evropiane.

Duke qene teper e lakmuar, Shqiperia eshte detyruar te perballoje nje sere lufterash, deri ne perfundim te Luftes se Dyte Boterore. Mirepo kryengritjet e Shqiperise se Veriut, 1908-1912, kane pasur jo pak jehone ne kinematografi, kryesisht ate te vendeve perendimore. Arsyeja eshte e thjeshte, pasi keto vende paten fuqine ekonomike per te investuar edhe per kinemane.

Rremimet neper arkiva evropiane dhe shfletimet e gazetave te kohes e kane cuar historianin e kinemase, Abaz Hoxha, tek fakte teper interesante. Duke e theksuar edhe ne intervisten e nje dite me pare, dhene per “Koha Jone”, Hoxha shkruan se: “Shoqeria kinematografike italiane “Unitas” xhirimin e pare te jetes se saj e kreu ne Shqiperi dhe ajo cka eshte me e rendesishmja, me subjekt shqiptar. Ky ishte filmi “Albania ribelle” apo “Shqiperia ngre krye”. Per t’ia servirur lexuesit shqiptar, Hoxha eshte bazuar ne librin “Historia e filmit italian, pa ze” e autores Maria Adriana Prolo. Ky perben edhe filmin e pare te serise se filmave, te xhiruar nga shoqeria “Unitas”.

Per te vijuar edhe me te tjera xhirime te shoqerise kinematografike torineze, “Aquila Films”, e cila mendohet te kete xhiruar po ne vitet 1909 ne trojet shqiptare, per te percjelle mandej filma si: “Gjak Ballkanik” dhe copeza te lufterave te fundit ballkanike.

Kjo eshte vetem njera ane e medaljes. Shqiperia e viteve te hershme nuk ka pasur vetem lufte. Nje shoqeri franceze kinematografike, pagezuar “Eclair”, percjell nje tjeter Shqiperi. Ne nje kohe kur pavaresia jone ishte ne prag, objektivi qenkesh fokusuar ne Shkoder. Kete here per te fiksuar punimet artizanale te saj. Sipas Abaz Hoxhes, ky eshte nje dokumentar, i cili gjendet ne Arkivin Kombetar Britanik te Filmit ne Londer, i pagezuar “Scutari”, qe per shqiptaret eshte “Shkoder locja”. Ne shume metra film jane fiksuar imazhet e Shqiperise, qe pa dyshim gjenden ne arkivat e filmit ne mbare boten, por jane te rralle ata qe kane germuar per ta sjelle kete pasuri ne vemendje edhe te shqiptareve. Duke mos lene aspak menjane arkiva personale te te huajve, qe kane vizituar Shqiperine e qe kane qene teper te impresionuar pas zakoneve e kostumeve popullore shqiptare, sa qe s’kane mundur t’i shpetojne tundimit te fiksojne ato imazhe ne kamerat e tyre.

Ne librin “Historia e Kinemase Shqiptare” mund edhe te lexoni pasazhe te tilla, qe jane rezultat i nje hulumtimi te gjate te Abaz Hoxhes: “Filantropi amerikan Wiliam Haward”, qe vizitoi Shqiperine ne vitin 1913, xhiroi pamje te zakonshme, tradita e zakone, kostume popullore. Shtypi i kohes njoftonte se keto materiale ai i montoi ne nje film, i cili u shfaq ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Thuhej se, me te hollat qe do te mblidhte nga shfaqja e filmit, kishte premtuar se do te blinte miser dhe grure dhe do t’i sillte ne Shqiperi, per t’jua shperndare te varferve dhe muhaxhireve”.

Nuk eshte aspak dicka e stisur, pasi per kete deshmon numri i dates 14 mars te vitit 1914, ku pohohet se ky film eshte shfaqur ne kolonite shqiptare ne SHBA, pagezuar “Shqiperia ne Moving Pictures”. Ndersa ato pamje filmike - sekuenca te te cilave jane shfaqur nga mediat shqiptare per “Mberritjen e udheheqesit te Shqiperise ne Durres” - ndonese nuk jane te panjohura, s’mund te jene jashte vemendjes. Nje film i tere eshte xhiruar ne Shqiperine e vitit 1914 pergjate muajve mars-gusht. Sikunder shkruan Hoxha: “Filmi fillon me plan te mesem, qe fikson Esat Toptanin te veshur gjeneral, te shoqeruar nga disa persona, e pas kesaj shtepine e Toptanasve dhe plane te Tiranes se kohes.

Shqiperia dhe trojet e saj nuk jane thjesht dhe vetem te bukura e te ngerthyera nga lufterat. Ndonese nje pjese e mire e xhirimeve ne Shqiperi jane enkas per lufterat, edhe bukurite natyrore nuk jane lene aspak menjane. Sikunder edhe interesimi i nje operatori te nje shoqerie gjermane, “Kelinlein-Film”, qe xhiron per te paren here ne historine e filmit, ne pergjithesi, ne Prizren nje “Rit fetar te sektit te Bektashinjve”.

“Na ishte njehere” - premiera e “Ilirise”, 85 vjet me pare

Iliria permendet jo rralle! Por per nje prej regjisoreve me te njohur danez, Karl Teodor Drajer, ka sherbyer “muze” per xhirimin e nje filmi artistik: “Na ishte njehere” (Once Upon the Time), xhiruar ne vere te vitit 1922, qe i vendos ngjarjet ne brigjet e Ilirise, me premiere te shfaqur me 3 tetor 1922 (sot 85 vjet me pare). Roli i princeshes ilire i eshte besuar Clara Pontoppidan e perkrah saj interpreton Svend Methling (Princi i Danimarkes) dhe Peter Jerndorff (Mbreti). Fakte qe fare pak shqiptare i dine, por se paku me daljen e kesaj “Historie te Kinemase Shqiptare” do te mund te gjejne fragmente e dokumente per xhirimet ne trojet shqiptare.

Fashizmi ne lulezim, ndersa kinemaja antifashiste

Ka pasur edhe ne kesi vitesh, kur vula e fashizmit ishte teper e ndjeshme, ne mos vendimtare, kur kineastet perparimtareNje prej filmave te pare, por edhe me te lakuar, sikunder theksohet prej studiuesve eshte “Shoket” i regjisorit gjerman G. Pabest, i cili bente thirrje per vellazerim mes popujve duke sfiduar hapur ne kete menyre pergatitjet agresive te Gjermanise per lufte.

E s’mund te lihen menjane ne asnje menyre realizimet e filmave, bazuar ne romanet e Remarkut, “Asgje e re ne frontin e Perendimit” dhe “Tre shoket”, realizime keto te vitit te hershem 1930. Te shumte qene edhe filmat antihitleriane, si: “Ndjekja e njeriut”, “Ministria e frikes” dhe “Edhe kriminelet vdesin”. Ky i fundit ishte nje perpunim i Bertolt Brehti-t mbi nje prej atentateve me te perfolura te kohes, ai i kriminelit nazist Haidrih ne Prage. E nese te tjere filma antifashiste munden te shfaqeshin edhe ne Shqiperi, keta te fundit, sic theksohet ne “Historine e Kinemase Shqiptare” te studiuesit Abaz Hoxha, nuk munden te vinin ne Shqiperi ne ate kohe, pasi qene prodhime te kinemase amerikane ne vitet 1941-1944.

Jeta e shthurur e aktoreve, ne vemendjen e kritikes

Shumedimensional ne trajtimin e kesaj historie, autori Hoxha ka preferuar te sjelle edhe detaje te jetes se aktoreve boterore. Sidomos te jetes se tyre te shthurur, e cila me gjase paska qene edhe ne vemendjen e kritikes se kohes.

Kjo pati nisur me heret. Pasi, se pari, kritikat nisen te beheshin per filmat amorale, te cilet nisen te shfaqeshin ne sallat e kinemase.

Shembulli qe sjell studiuesi Abaz Hoxha ne librin e tij eshte nje prej artikujve te bujshem te shtypit te kohes, “Nje yll hiqet nga pelhura”, ku shkruhej se aktorja Bety Boop do te zevendesohej ne nje film nga Sally Swing. Arsyeja?! Boop ne sy te opinionit publik, jo vetem francez, por edhe atij amerikan, ishte ikone e imoralitetit. Madje shkohet edhe pertej, kur flitet per Hollivud-in, s’mund te mos permendej fakti se shkurorezimet jane me te medha se martesat. E kjo nje shekull te shkuar, tani eshte edhe me keq.

Disa prej filmave te xhiruar ne Shqiperi:

“Albania ribelle” (Shqiperia ngre krye)- Shoqeria “Unitas”, 1909

“La guerra balcanica” (Lufta ballkanike)- Shoqeria “Aquila Films”, 1909

“Sangue balcanico” (Gjak ballkanik)- Shoqeria “Aquila Films”

“Ngjarjet e fundit ne Ballkan”- Shoqeria “Savoia Film”, 1912

“Golgota e Serbise”- dokumentar nga “Artistik-film”, 1928

“Skutari” (Shkodra)- Shoqerua franceze “Eclair”, 1912

“Asedio di Scutari” (Rrethimi i Shkodres”- Shoqeria “Comerio”

“Vdekja e Mujes nga Lipjani”-elemente etnografike, 1912

“Sulmi i kaloresise serbe ne Fushe Kosove”, 1913

“Kusherira prej Shkodre” i regjisorit Palermi, 1927

“Pazaret dhe tregjet e Shqiperise”- Instituti “Luce”, 1928/1829

“Shkupi, Kosova dhe Serbia Jugore” i Kosta Novakovic

“Peizazhe nga krahina e Shkodres”- Instituti “Luce”, 1930

“Shqiperia ringjallet”- Instituti “Luce”, 1930

“Mbreti Zog ne parlament”- Instituti “Luce”, 1929

“Renia gjermane ne lundrim permes Shqiperise”, 1935

“Shqiperia” nga kineastet hungareze, 1938 etj

Kronika:

“Pamje nga Kruja”

“Kalate dhe keshtjellat e Shqiperise”

“Pamje nga Shqiperia”

“Lumenj dhe liqene ne Shqiperi” etj

Anisa Ymeri : Gazeta Koha Jone


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama