Shqiperia e 1913 me ngjyra - Ne pllakat e xhamit te fotografeve franceze

Shqiperia e 1913 me ngjyra - Ne pllakat e xhamit te fotografeve franceze
Përzgjedhja e fotografive të ekspozitës është bërë nga specialistë e studiues nën drejtimin e prof.L.Pressouyre e prof.A.Giullou, mbi një material shumë të pasur fotografik që ruhet në arkivat e disa institucioneve franceze si në “La Mediatheque del’architecture du patrimoine, la Societe de geographie, l’Ecolefrançaise d’Athenes, l’Ecole pratique des hautes etudes, le musee departemental Albert-Kahn”, etj

Nga Myzafer Korkuti

Pas Kongresit të Berlinit të vitit 1878 fuqitë e mëdha treguan interes të veçantë për vendet e Ballkanit, të cilat ishin konsideruar për shumë kohë si vatra të përhershme mosmarrëveshjesh, krizash e konfliktesh. Shprehje e këtyre qëndrimeve ishte interesi e vëmendja që treguan për trashëgiminë historike e kulturore të vendeve të Evropës Juglindore. Studiues e specialistë të fushave të ndryshme, fotografë francezë amatorë a profesionistë udhëtojnë në këto vende dhe zbulojnë një mori monumentesh me vlera të panjohura më parë për Perëndimin.
Një pjesë e këtyre vlerave dokumentare u bënë të njohura në pranverë të vitit 2009 në Paris, me rastin e çeljes së ekspozitës fotografike “Du Bosphore a l’Adriatique- des photographes français decouvrent les monuments des Balkans” (Nga Bosfori në Adriatik –forografë francezë zbulojnë monumentet e Ballkanit), Paris 2009.

Përzgjedhja e fotografive të ekspozitës është bërë nga specialistë e studiues nën drejtimin e prof.L.Pressouyre e prof.A.Giullou, mbi një material shumë të pasur fotografik që ruhet në arkivat e disa institucioneve franceze si në “La Mediatheque del’architecture du patrimoine, la Societe de geographie, l’Ecolefrançaise d’Athenes, l’Ecole pratique des hautes etudes, le musee departemental Albert-Kahn”, etj.

Katalogu i ekspozitës ka një parathënie të shkurtër mbi situatën politike të Ballkanit në prag të Luftës Ballkanike, një hartë politike të Ballkanit në vitin 1878 dhe një hartë tjetër të vitit 1914. Të 174 fotot bardh e zi dhe me ngjyra, të realizuara me cilësi, janë shoqëruar me shënime të hollësishme mbi përmbajtjen e objektit, vendin dhe datën e bërjes së fotos, autorin si edhe arkivin ku ruhet negativi e me nr. e inventarit.

Në katalog janë përfshirë tetë foto nga Tirana, dy foto nga Durrësi dhe dy foto nga Shkodra. Fotot janë bërë nga Auguste Leon në tetor të vitit 1913. Ato janë dëshmi autentike parë në Shqipëri nga Tirana, Durrësi e Shkodra të vitit 1913, të cilat i bëhen të njohura, përherë të parë, publikut tonë.

*Fotot botohen me lejen dhe nën autoritetin e autorit, i cili ka bashkëpunuar me prof. L.Pressouyre e prof. A.Giullou, që kanë punuar me arkivat e “La Mediatheque del’architecture du patrimoine, la Societe de geographie, l’Ecolefrançaise d’Athenes, l’Ecole pratique des hautes etudes, le musee departemental Albert-Kahn”

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama