Shqiperia Delja e Zeze

Shqiperia: Delja e Zeze
E premte, 23 Qershor, 1961 Sido qe te konsiderohet bosi i kuq i Shqiperise, Enver Hoxha, ai e ka treguar veten si guximtar. Kush do te guxonte te hynte ne kuvendin Komunist nderkombetar ne Moske Nentorin e kaluar dhe ta quante Nikita Hrushovin nje “revisionist” drejt e ne fytyre? Në fakt blasfemia e Hoxhës shkoi edhe më tej, sipas një transkripti të pjesshëm te fjalimit të tij që arriti botën e jashtme javën e kaluar.

“Kulti i personalitetit nuk i adresohet vetëm Stalinit”, nënqeshi 52 vjeçari Hoxha , ndërkohë që delegatët e partive Komuniste nga 81 vende qëndronin me gojë hapur. “ Hrushovi i ka shtrembëruar tezat e Leninizmit që ti shërbenin qëllimeve të tij! ”Hoxha u kthye në anën e Kinës së Kuqe në luftën ideologjike për të mbajtur stalinizmin gjallë, sulmoi Moskën për organizimin e “hakmarrjes” në verën e shkuar në konferencën e Bukureshtit”.

Hoxha tregoi se Moska i kishte dërguar një letër shqiptarëve duke kërkuar mbështetje për fushatën kundër Kinës. “Por edhe palët të cilave ju kërkua që të dënonin kinezët nuk kishin dijeni për akuzat e sovjetikëve deri pak orësh para debatit… A u mungonte besimi në vetë çështjen e tyre Hrushovit dhe drejtuesve të tjerë Sovjetikë kur u detyruan të ndjekin procedura të tilla?”

“Minjtë e ushqyer mirë”

Kashtu i quajti me ironi Hoxha, kur tregoi që Moska kishte përdorur taktika brutale për ta detyruar Shqipërinë të futej në rresht. Vitin e kaluar Shqipëria vuajti thuajse një zi buke. “ Ne kishim vetëm 15 ditë furnizim me grurë. Pas një vonese prej 45 ditësh, Bashkimi Sovjetik na premtoi ne 10.000 ton në vend të 50.000 ton – furnizim me grurë për 15 ditë që do të dorëzoheshin në Shtator dhe Tetor!” Kjo, deklaroi Hoxha me hidhërim, ishte “presion i padurueshëm. Minjtë sovjetikë ishin në gjendje të hanin ndërkohë që shqiptarët po vdisnin nga uria!”

Së fundmi, tha Hoxha, “ Malinovsky (Minstri Sovjetik i Mbrojtjes) i sulmoi qeverinë dhe partinë gjatë takimit të shefave të stafit të Traktatit të Varshavës, dhe Grechko (komandant i përgjithshëm i Moskës i ushtrive të Traktatit të Varshavës) bëri presion mbi ne duke na kërcënuar me përjashtimin nga Traktati i Varshavës.” Rusët gjithashtu u munduan ti shkatërrojnë zyrtarët e partisë komuniste shqiptare. Në mënyrë të veçantë znj.Liri Belishova, një pjesëtare e Byrosë Politike, e cila “iu dorëzua kërcënimeve të pandershme të Bashkimit Sovjetik.”

“Presioni nga Moska vazhdon”, shpërtheu Hoxha, duke treguar se Hrushovi kishte kërcënuar se do ta përjashtonte Shqipërinë nga Blloku Komunist. “Por aderimi apo përjashtimi nga kampi socialist nuk varet nga ju (nënkupton Hrushovin) – po nga njerëzit e B.R.S.S-së dhe Shqipërisë.”

“Shoqnia” e re

Performanca e Hoxhës ishte zbulim shkatërrues i lidhjeve përbrënda bllokut Komunist, duke i bërë disa ekspertë perëndimorë të besojnë se Shqipëria e vogël mund të ishte hedhur tashmë jashtë Traktatit të Varshavës dhe të jetë izoluar nga pjesa tjetër e familjes së Moskës. Së fundmi, pesë nëndetëse sovjetike kanë dalë jashtë detit Adraitik dhe janë parë të lëvizin përgjatë Kanalit Anglez drejt Rusisë. Ekspertët e inteligjencës perëndimore nuk janë ende të sigurtë për domethënien e kësaj lëvizjeje, po ata e konsiderojnë të mundshme që rusët mund të kenë vendosur të mbyllin bazën e tyre të madhe të nëndetëseve dhe strehimet e ndërtuara në shkëmbinjtë e gurtë të bregdetit shqiptar.

Me ndihmë financiare dhe teknike, e me njerëzit e tij që vërshojnë në Tiranë, Pekini ka pikëmbështetjen e tij të parë në Europë. Dhe dy miqtë e rinj duket se po afrohen shumë me njëri tjetrin, siç duhet ta ketë vënë re edhe Moska javën e kaluar. Ndërsa shtypi dhe radio e çdo vendi komunist jepte fragmente të fjalimit të zjarrtë të Nikita Hrushov, kjo nuk u përmend qoftë edhe njëherë të vetme në organet e propagandës së Pekinit dhe Tiranës.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama