Shqiperi-Gjeorgji kuqezinjte barazojne me shifrat 2-2 ne Qemal Stafa. “Tifozat Kuq e Zi braktisin ndeshjen

Shqiperi-Gjeorgji, kuqezinjte barazojne me shifrat 2-2 ne 'Qemal Stafa'. “'Tifozat Kuq e Zi' braktisin ndeshjen

Pas barazimit 2-2 kundërë Kosovës, Shqipëria ka marrë po të njëjtin rezultat edhe në miqësoren ndaj komëbtares së Gjeorgjisë në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”.

Skuadra e drejtuar nga tekniku Gianni De Biazi zhvilloi një 90 minutësh pozitiv, ku tekniku italian kishte bërë disa ndryshime në formacion. Takimi nisi mjaft mirë për miqtë ku që në minutën e 2-të Gjeorgjia kaloi në avantazh me anë të Kashia I cili përfitoi nga një gabim në mbrojtjen tonë.

Kuqezinjtë mundohen të barazojnë shifrat, por pa rezulatat duke e mbyllur pjesën e parë në disavanatzh. Ashtu si në pjesën e parë, edhe në fillim të fraksionit të dytë, Gjeorgjia dyfishon shifart me Chanturia, ku i vetëm midis mbrojtjes sonë, gjuan dhe shënon.

Pas këtij disavantazhi Shqipëria, hidhet e gjitha në sulm për të barazuar shifrat. Në 5 minutat e fundit të ndeshjes kuqezintë reagojnë mjaft mirë, ku në minutën e 88-të, Migjen Basha, shkurton diferencat në 2-1. Goli I dha zemër shqipërisë, e cila barazoi rezultatin në fund të ndeshjes me anë të sulmuesit, Sokol Cikalleshi, I cili realizoi një super gol nga distanca.

Ndërkohë “Tifozat Kuq e Zi” bojkotuan ndeshjen në shenjë proteste ndaj FSHF-së,   për mos shpërndarjen e shumë biletave që bënë për ndeshjen ndaj Serbise.

Ata shpalosën banderlon me mbishkrimin ‘Ku i keni tifozët’. Gjithashtu policia ka ndalur “Tifozat Kuq e Zi” të fusin në stadium koreografinë e tyre, ku kishin një një foto të ‘Ballist’ Morina”, i cili vazhdon të jetë në burg për armëmbajtje pa leje.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama