Shpikjet qe na nevojiten ne 100 vitet e ardhshme

Shpikjet qe na nevojiten ne 100 vitet e ardhshme

Nga syzet e zgjuara, tek pelerinat e padukshme të filmit “Lufta e Yjeve”, një llojshmëri novacionesh futuriste janë ëndërruar për shumë kohë, të cilat janë frymëzuar prej romaneve fantastiko-shkencorë. 

 

Këto pajisje mund të duken fantastike, por një studim i ri me 1000 pjesëmarrës, i bërë nga kompania “Philips” ka treguar se dëshira kryesore e  njerëzve është krijimi i një barne që mund të kurojë sëmundjet në 100 vitet e ardhshme. 

 

Po ashtu, njerëzit treguan se janë më të prirur që t’ua lënë robotëve përkujdesjen për detyrat e jetës së përditshme, si hekurosja e rrobave, që është një nga dëshirat e listës së “ëndrrave të së ardhmes”. 

 

Një në pesë njerëz pretendojnë se do të hiqnin dorë nga kompjuteri, televizori dhe kufjet për të parë shpikje më tepër të lidhura me shëndetin. Rreth 2 përqind e njerëzve do të donin që robotët të merreshin me punët e shtëpisë dhe në shekullin pasardhës të mund të shpikej makina e kohës. 

 

Një e pesta e të pyeturve, thjesht do të donin një kurë për rënien e flokëve. Po ashtu, makinat automatike, ose që mund të lëvizin vetë, pa shofer, bëjnë pjesë në shpikjet më të kërkuara. 

 

 

 

4 ëndrrat e së ardhmes

 

1. Pilula që do të kurojë të gjitha sëmundjet

2. Makinë automatike

3. Robot për punët e shtëpisë

4. Makina e kohës


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama