Shpikjet e pavlefshme te shekullit te 19-te dhe 20-te

Shpikjet e pavlefshme të shekullit të 19-të dhe 20-të
Të gjithë kemi artikuj të tillë të fshehura në ndonjë sirtar, të cilat me siguri s'duhet t'i kishim blerë. E vërteta është se askush s'mund ta përcaktojë me saktësi përkufizimin e vërtetë të një aparati të vërtetë, diçka që duhet ta keni medoemos, por që nuk ju duhet. Sido që të jetë e vërteta duhet ta ngushëlloni veten me "pajisja mund të kishte qenë edhe më e keqe", vetëm në rast se nuk keni blerë një prej shpikjeve në listën e artikujve më të pavlefshëm të shekullit të 19-të dhe 20-të. Shoqëria konsumatore e ditëve të sotme është jashtëzakonisht e aftë në krijimin e artikujve të pakuptimtë. Që nga epoka viktoriane mendjet më krijuese të njerëzimit kanë qenë të zënë me përgjigjet e nevojave që s'ekzistonin dhe zgjidhjet janë më të pavolitshme se problemet që premtonin të ndalonin. Për të frymëzuar lexuesit që kanë ndër mend të shpikin diçka për qejfin e tyre, lexoni listën e shpikjeve më të panevojshme në botë.

1. Parmendë dhe automatik së bashku
Numri i patentës: 35600, dhënë në 1862
Në vend që ta ktheni shpatën në plor, pse të mos e kombinoni plorin me një artileri të mesme? Do të ishte më efikase në vend që të bërtisni "Hiqu nga toka ime". Përdorimi i saj vihet në pikëpyetje, veçanërisht nëse përdoret në lokalitetet kufitare, ku grindjet mes feudalëve dhe guerilasve janë të zakonshme. Në kohë rreziku mund të përdoret në fushë, e mbushur me fara ose topa. 

2. Pajisja për të zgjuar nga gjumi
Numri i patentës: 256265, 1882
Ndonjëherë alarmi i orës nuk mjafton për të zgjuar gjumashët në orën 12. Prandaj, pse të mos rreshtoni një varg peshash mbi kokën e personit që gërhet dhe me ndihmën e një makineri me kurdisje t'i hidhni mbi kokën e tyre derisa ata të zgjohen? "Kur të bien do të shkaktojnë një tronditje, aq sa mjafton për ta zgjuar dhe jo aq të rëndë sa ta lëndojë", siguron shpikësi.

3. Balonë që fluturon nga shqiponjat
Numri i patentës: 863087, 1887
Në fillim duhet të zini shqiponjën ose hutën. Më pas lidheni zogun e madh me kupolën e balonës, drejtojeni sqepin në drejtimin e duhur dhe uluni, relaksohuni dhe shijoni shfaqjen e paparashikuar. Prapa kësaj ideje qëndron një gjeni, por të metat e projektit janë të dukshme. Po, do të ketë protesta nga mbrojtësit e kafshëve, por problemi është se kafshët janë të padrejtueshme për këtë punë.

4. Metoda e ruajtjes së të vdekurve
Numri i patentës: 748284, 1903
Po hasni probleme të gjeni një vend të përshtatshëm për të dashurit tuaj? Si thoni sikur t'i rrethoni me xham? Herkimer J. Karkowski, njujorkezi që mendoi këtë formë dekorative për vendosjen e trupit nuk ka menduar si çdo person në zi. Ai besonte se nëse ata nuk do të donin gjë tjetër në këtë jetë veç t'i shihnin të dashurit e tyre para një xhami transparent përjetësisht.

5. Mbrojtëse për mustaqet dhe buzët
Numri i patentës: GB191127119, 1912
Oh mustaqet! Shejtankat nga nuk futen, mund të marrin zjarr dhe bëhen të shpifura nëse lagen. Për ta parandaluar këtë problemin e fundit, Fritz Baudisch kërkoi patentë në Britani, pasi gjeti një mënyrë që ato mos të lagen kur personi pi apo ha. Mekanizmi i tij konsiston në një disk mbrojtës prej letre që mund të paloset në cep të çdo mjeti. E meta është se do të lagej dhe nuk do të përdorej më.

6. Reçipetat e mbushura me ujë
Numri i patentës: US4734078, 1988
E gjithë përpjekja mendore e shekullit të 20-të, në luftërat botërore, duket se ka qenë e përqendruar në krijimin e makinave vrasëse, duke tharë energjinë ekscentrike për dekada të tëra. Vetëm në vitet '80 shohim një rikthim në formë, me krijimin e pajisjeve të tilla si reçipetat me ujë. Shpikësi shpjegon: "Reçipetat që rrethojnë gjoksin me ujë sigurojnë forcën e mjaftueshme për ta mbështetur". Çfarë fantazie! (Madona e provoi)

7. Silenciatori për të mbuluar gojën
Numri i patentës: 4834212, 1989
Është shpikja që ju bën të bërtisni, por askush s'do t'ju dëgjojë. Moira dhe Frank Figone, një çift nga Belmont, Kaliforni, krijuan këtë aparat në formë tubi për fytyrën, i cili u jep mundësi blerësve "Të bërtasin e të këlthasin pa shqetësuar të tjerët, duke i dhënë mundësi të shfryjnë inati apo zemërimin". Fundi i tubit zhurmëmbytës është i mbushur me shkumë që thith tingujt. 

8. Një dorashkë për shëtitje
Numri i patentës: GB2221607, 1990
Në botën e shpikjeve, romanca nuk vdes kurrë, vetëm se bëhet më e komplikuar. Shpikja e Terry King ka për qëllim t'i ndihmojë çiftet që duan të ruajnë kontaktin e çmuar pëllëmbë mbi pëllëmbë ndërsa shëtisin përdore në ditë të ftohta. Janë një palë dorashka të qepura bashkë në një të vetme, pra një pjesë e vetme pëllëmbe me gishta të ndara për secilin. Personi që e ka krijuar ka bekimin e gjithë romantikëve ekstremë.

9. Piruni me alarm
Numri i patentës: 5,421,089, 1995
Jeni një makinë grirëse apo një grykës i "fastfood"-ve? Krijuesit thikëpunues, Nicole Dubus dhe Springfield Susan kanë menduar përgjigjen për ju: një pirun i ndërtuar me kohëmatës dhe alarm. Qarku i kohëmatësit është i lidhur me dorezën e pirunit dhe dridhet ose ndriçohet në kohën e vendosur më parë, duke mos lejuar që ngrënësit të hanë më tepër nga sa duhet.

10. Jastëku-pantallon
Numri i patentës: No GB2267208, 1993
Për ta provuar këtë duhet të uleni. Shpikësi britanik Michael Bayley vendosi t'i japë fund maktheve në këmbë duke krijuar një ndenjëse portabël që vishet si rrip mesi. "Jastëku-ndenjëse është i ekuilibruar në dy pozicione, në mënyrë që të jetë sa më i rehatshëm kur uleni", thotë shpikësi që mban patentën. Përdorimi praktik i mundshëm janë karriget muzikore. 
 
Aurora Foto : Gazeta TiranaObserver

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama