Shperthen Ndoka Kam shume tituj nderi batutat ne Facebook dashakeqe

'Shperthen' Ndoka: Kam shume tituj nderi, batutat ne 'Facebook' dashakeqe

Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, e ka sosur durimin e humorit dhe ironisë që bëhet ndaj tij prej kohësh tashmë në rrjetet sociale. Në një rrëfim jashtë politikës për “Gazetën Shqiptare”, ai tregon përballjen e tij me fenomenin “Nard Ndoka filozof”.

Ai, pranon se shpesh është ndjerë i bezdisur nga kjo gjë, por e ka një përgjigje gati për të gjithë. Madje ai u bë objekt humori edhe pas marrjes së titullit “Akademik”, për të cilën shprehet: “Nuk ishte surprizë, sepse nuk është titulli i parë që marr, kam marrë shumë tituj, certifikata, mirënjohje të ndryshme gjatë karrierës time politike. Me këtë Akademi italiane kam kohë që bashkëpunoj në fusha të ndryshme gjatë viteve të fundit. Titulli “Akademik Efektiv Nderi” vjen pikërisht prej bashkëpunimit me këtë Akademi dhe interesit të tyre për bashkëpunim me vendin tonë. Këtë titull e kanë marrë edhe mjaft politikanë të tjerë, ishministra dhe personalitete të fushave të ndryshme. Siç u shpreha dhe më lart unë kam marrë disa tituj”, ka thënë ai.

Sa i përket humorit të rrjeteve sociale “Nard Ndoka filozof”, vetë Nard Ndoka i vërteti shprehet se kjo është një tendencë dashakeqe për të denigruar figurën e tij duke përfituar nga liria që të japin rrjetet sociale.

“Në rrjetet sociale ka pasur një tendencë dashakeqe të personave anonimë, duke abuzuar me “lirinë”, që ofrojnë këto rrjete sociale, me mungesën e një ligji për mbrojtjen e personalitetit të çdo personi”, thotë Ndoka.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama