Shpallet Gara Koncesioni i Sherbimit Laboratorik 18 spitale Pasaporta e tenderit tek Open procurement Albania

Shpallet Gara Koncesioni i Sherbimit Laboratorik 18 spitale, Pasaporta e tenderit tek Open procurement Albania

Të nderuar Miq,

Në faqen tone Open Procurement Albania, katalogu për prokruimene Shëndetësi, rubrika Koncesione sapo është hedhur pasaporta e Procedurës së Konkurimit për Koncesinoin me titull dhe objekt: Financimi, projektimi, rinovimi, pajisja, riorganizimi dhe funksionimi i Koncesionin/Partneritetin Publik Privat për ofrimin e shërbimit laboratorik të 18 spitaleve si vijon:

1.- Universitare Nënë Tereza, Shefqet Ndroqi (sanatarium), Spitali i traumës, Maternitetet Koco Glozheni dhe Mbretreshë Geraldinë,
2.- Siptale Rajonale: Durrës, Berat, Fier, Vlorë, Shkodër, Elbasan, Korcë, Gjirokatër, Dibër, Kukës dhe Lezhë.
3.- Dhe atyre bashkiake të Sarandës e Lushnjës.

Forma e Kontratës: Partneritet publik privat për shërbime publike Burimi i Financimit të Projektit: Buxheti i shtetit nëpërmjet Spitaleve subjekt i kësaj kontrate.
Koncesionari nuk do të paguajë asnjë tarifë koncesionare. Vlera totale e koncensionit është parashikuar 13 miliard lekë.
Data / Afati për paraqitjen e ofertës është 15 shkurt 2017 ora 15, në format elektronik, në gjuhën shqipe ose angleze.
Koncensioni ka afat 10 vjet, duke filluar nga momenti apo data e vënies në Funksion. Spitalet, laboratorët e të cilave janë përfshirë në këtë koncesion janë. Procedura është e hapur dhe vlersimi i ofertës do të bëhet duke u bazuar në pesë kritere.

Ministria e Shnëdetsisë ka përgatitur edhe një Memorandum Informacioni për këtë Koncension, ku në faqen e parë të tij bëhet public këshilltari International Finane Coorporation IFC, Ëord Bank Group. Memorandumi mban datën dhjetor 2016 dhe do ta gjeni tek akte të publikaura në pasaportën e këtijë Koncesioni tek Open Procurement Albania.


Në dokumente standarte të kësaj procedure është parashikaur mbi Burimet Njerëzore dhe Plani i Trajnimit, si vijon: Ofertuesit pritet te paraqesin nje Plan Rekrutimi, ne perputhje me Kodin e Punes te Republikes se Shqiperise, me Rregulloren per Laboratoret Mjekesore dhe Standardin  te Performances te IFC.


Të tjera pasaporta për prokurime në sektorin Shëndetsi ju mund ti gjeni të përditsuara ditë pas dite tek portali ynë Open Procurement Albania, Shëndetësi. Po aty ju mund të gjeni të dhëna për shoqëritë që ofrojnë furnizime, punë dhe shërbime për sektorin sikurse të dhëna për kontraktor koncensionar dhe jo vetëm.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama