Shorti i Liges se Kampioneve ja reagimet e protagonisteve

Shorti i Ligës së Kampionëve, ja reagimet e protagonistëve

Ditën e djeshme u hodh shorti i fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve. Ky ishte hapi i parë i fillimit të një edicioni të ri tepër emocionues dhe spektakolar. Menjëherë pasi u njohën me kundërshtarët, nuk munguan reagimet nga protagonistët e këtij sezoni që pritet të fillojë.

kater-grupet

grupi-idyte

Tuhel: Një grup i vështirë, por edhe atraktiv

Tomas Tuhel është gati që të testojë veten në Ligën e Kampioneve. Trajneri i Borusias së Dortmundit, i cili sivjet ka afruar në skuadër shumë lojtarë të rinj të talentuar, premton një udhëtim emocionues, por në të njëjtën kohë edhe jo pak të vështirë. Në Grupin F, përveç Realit të Madridit, ata do të kenë si rivalë Sportingun e Lisbonës, por edhe Legian e Varshavës së Besnik Hasit.

tuhel

"Tashmë i kemi njohur rivalët tanë dhe nga nesër (sot) do të nisim të studiojmë edhe kundërshtarët tanë, me përjashtim të Realit të Madridit. Fundja, sfida mes Borusias së Dortmundit dhe Realit është shndërruar në një klasike të Champions-it në vitet e fundit dhe, për ne, do të jetë një kënaqësi që të përballemi me ta, por në të njëjtën kohë edhe mjaft e vështirë.

E dimë që na pret një udhëtim i vështirë, por këto janë edhe gjërat e bukura të futbollit. Duhet të bëjmë kujdes mbi të gjitha ndaj dy ekipeve të tjera si Sportingu dhe Legia, sepse janë ato që fshehin më shumë të panjohura për ne."

Maçado: Do jetë bukur të shohësh Ronaldon në shtëpi

Kristiano Ronaldo e ka pritur mjaft mirë shortin e djeshëm. Kur goglat i vunë përballë Sportingun e Lisbonës, skuadra ku ai është rritur, kampioni portugez nuk ngurroi që të shkelte syrin, teksa fokusohej nga kamera, ndoshta në një formë përshëndetjeje, sepse "CR7" do të kthehet në shtëpi për një natë.

octavio_machado

Edhe pse e di që përballë do të ketë një monstër të vërtetë, drejtori sportiv i Sportingut, Oktavio Maçado, beson se ky do të jetë një stimul më shumë për ekipin e tij që të tentojnë fitoren ndaj Realit të Madridit:

"Duhet ta pranojmë fatin e shortit, edhe pse ai nuk ishte shumë me fat për ne. Gjithsesi, tifozët tanë do të kenë rastin që të përshëndesin një kampion, një idhull si Kristiano Ronaldo që kthehet në shtëpi për një natë, ndonëse si kundërshtar.

Por, në të njëjtën kohë, ky do të jetë stimuli i duhur për futbollistët tanë që të japin maksimumin e tyre. Kur ke përballë më të fortin në botë, është normale që gjithmonë të nxjerrësh nga vetja më të mirën tënde, sepse realisht mund ta mundim Realin e Madridit".

Nojer: Nuk kemi frikë nga Atletiko dhe prej Griezmanit

Atletiko Madrid dhe ylli francez Antuan Griezman kanë lënë njollë të zezë në karrierën e portierit gjerman Manuel Nojer. Në gjysmëfinalen e Champions-it të kaluar, bavarezët u skualifikuan pikërisht nga Atletiko Madrid. Ishte Antuan Griezman, i cili e ndëshkoi Nojerin në Mynih dhe u dha finalen spanjollëve.

Gjithashtu ishte sulmuesi francez që i shënoi dy herë Nojerit në gjysmëfinalen e Europianit 2016 dhe i dha Francës finalen. Pavarësisht tre golave dhe skualifikimit, gardiani bavarez nuk i trembet aspak Atletikos dhe Griezmanit.

griezman nojer

"Nuk kemi frikë as nga Atletiko dhe as nga Griezmani. Më vjen mirë që do përballem dy herë ndaj tyre. Kjo sfidë na motivon më shumë për ta mbyllur në vend të parë grupin. Mua do më pëlqente më shumë të luaja kundër ekipeve që i njoh dhe që ofrojnë lojë të bukur. Do më pëlqente të luanim edhe ndaj Sitit të Guardiolës", tha Nojer.

Duke shtuar më tej për rivalët e tjerë, ai u shpreh: "Rostovi do të jetë një rival interesant. Këtë skuadër vështirë se e njeh ndokush prej nesh. Ndërsa PSV-ja në asnjë mënyrë nuk duhet nënvlerësuar. Sezonin e kaluar ata për pak sa nuk e skualifikuan Atletikon. Në të dyja ndeshjet mbetën të pathyeshëm, por dështuan me penallti kundër spanjollëve."

Grizman: Duelet me Bajernin më japin adrenalinë

Antuan Griezman nuk arriti të shijojë asnjë medalje ari këtë vit. Me Atletikon dhe Francën, ai fitoi vetëm medalje argjendi. Teksa nuk fitoi dot as "lojtarin e vitit" nga UEFA, ylli francez shprehet krenar për arritjet, si dhe i shpall luftë Bajernit.

griezman

"Jam krenar që isha pjesë e tre më të mirëve në Europë, ku përfaqësova Francën dhe Atletikon. Dy finalet do të jenë të paharrueshme për mua. Shpresoj që këtë vit të arrijmë më shumë me Atletikon.

Bajerni? Rivalë si Bajerni më ofrojnë më shumë kënaqësi për të luajtur futboll. Do të jetë një duel i bukur dhe mjaft interesant. Do jetë shumë e vështirë, por kemi treguar që asgjë është e paarritshme për ne", deklaroi Griezman për sajtin e klubit.

Enrike: Privilegj të takoj Pepin, por Mançester Sitin nuk e falim

Grupi C i Champions-it na ka ofruar katër skuadra interesante. Barcelona, Mançester Siti, Mënshengladbah dhe Sëlltiku do të luftojnë për dy vendet e para, në mënyrë që të kualifikohen në 1/8-at. Si Siti dhe Barcelona do ta startojnë në shtëpi këtë fazë ku anglezët e Guardiolës do presin Gladbahun më 13 shtator, ndërsa katalanasit do presin në "Kamp Nou" Sëlltikun e Roi Hoxhsonit.

Ndërsa dueli i zjarrtë i parë mes Enrikes dhe Guardiolës do të zhvillohet në "Kamp Nou" më 19 tetor dhe i kthimit më 1 nëntor.

enrike dhe guardiola

"Është një privilegj të ritakohem me Guardiolën. Duelet me të kanë qenë mjaft të veçanta. Përtej miqësisë, detyra jonë është ta kalojmë grupin në vend të parë dhe për ta realizuar këtë, na duhet ta mundim Mançester Sitin. Ndryshe nga vitet e kaluara, do të shohim një duel shumë më të vështirë.

Përveç Sitit, duhet të kemi kujdes si nga Gladbahu dhe Sëlltiku. Grupi nuk është aspak i lehtë, pasi të tria skuadrat janë të forta në shtëpi para tifozëve vendës. Ambiciet tona për këtë sezon janë të mëdha dhe kualifikimi do të jetë detyrim", tha trajneri Enrike.

Begiristaini: Nuk e doja Barçën, por më mirë tani

Dy sezonet e fundit të Champions-it, shorti na ka ofruar një përplasje mes Barcelonës dhe Mançester Sitit. Të dyja përballjet kanë qenë në finalet e 1/8- ave, ku Barcelona i fitoi të katërta sfidat.

begeristain

Por edhe në sezonin 2016-2017, Sitit i ka rënë për short të përballet me Barçën. Këtë herë në fazën në grupe, ku veç katalanasve kanë Mynshengladbahun dhe Sëlltikun. Teksa trajneri Guardiola nuk ka folur ende për këtë sfidë, drejtori sportiv Txiki Begiristaini nuk e ka pritur mirë.

"Preferoja të evitoja Barcelonën, por më mirë në fazën e grupeve sesa në finalet e mëdha. Kemi një grup spektakolar dhe duam të shijojmë bashkë me stafin", deklaroi Begiristaini.

Masimiliano Alegri kërkon hakmarrje kundër Sevijës

"Kundër Sevijës kemi humbur një mundësi të artë sezonin e kaluar, Lioni dhe Zagrebi janë transferta të vështira për çdo skuadër. Gjithsesi, jemi të përqendruar, pasi e dimë shumë mirë objektivin tonë."

alegri

Ky ka qenë komenti në rrjetin social "Twitter", i trajnerit të Juventusit, Masimiliano Algerit, pas shortit të Ligës së Kampionëve ku tekniku italian analizoi kundërshtarët që do të përballen në fazën e grupeve.

"Jemi të vetëdijshëm për forcën tonë dhe e njohim shumë mirë rolin në këtë kompeticion. Sigurisht që duhet të kualifikohemi pa konsideruar se me cilat skuadra do të luajmë. Sevija fiton shumë shpesh Ligën e Europës, ndërsa Lioni dhe Dinamo e Zagrebit janë ekipe shumë të forta dhe nuk është e thjeshtë të luash përballë tyre. Mirëpo, Juventusi nuk i fshihet askujt".

Kedira dhe Bufon

Mesfushori i Juventusit, Sami Khedira, ishte i pari që reagoi për hedhje të shortit në Montekarlo: "Do të jetë shumë interesant, pasi shorti na mundëson të udhëtojmë në shumë shtete. Sigurisht që nuk do të jetë e thjeshtë, pasi përballë kemi ekipe cilësore, por jam i bindur te kualifikimi",- tha Khedira në "Twitter".

kedira dhe bufon

Kapiteni i Juventusit, Xhanluixhi Bufon, ka reaguar pas hedhjes së shortit në Ligën e Kampionëve duke thënë: "Askush nuk duhet ta konsideroj të lehtë dhe t'i nënvlerësoj kundërshtarët që do të kemi përballë. Duhet të punojmë shumë dhe të japim maksimumin në çdo ndeshje për t'u kualifikuar pa probleme",- tha italiani.

Kranjçar

kranjcar

Nëpërmjet uebsajtit zyrtar të klubit, trajneri i Dinamos së Zagrebit, Zlatko Kranjçar, tha: "Shorti është i bukur dhe stimulues për ne. Objektivi ynë është që të qëndrojmë në Europë dhe jam i bindur që mund të rivalizojmë me çdo skuadër për t'u kualifikuar. Pjaca? Tashmë nuk është më lojtari i Dinamos".

Emeri: Objektivi është finalja

Trajneri i ri i PSG-së, Unai Emeri, nuk fshihet pas hedhjes së shortit të Ligës së Kampionëve. Njeriu që drejtoi Sevijën në fitimin e Ligës së Europës, tha për mediat franceze: "Në Ligën e Kampionëve nuk ka grupe të thjeshta, pasi luajnë ekipet më të forta të Europës. Ne duhet të përqendrohemi dhe të konkretizojmë synimin, i cili është kualifikimi në vendin e parë".

Emeri

Më tej ai shtoi: "Ka në dispozicion një skuadër me shumë kampionë në përbërje dhe sigurisht synoj që të shkojmë deri në finalen e Ligës së Kampionëve. Matuidi? Nuk më ka thënë kurrë që dua të largohem, jam i lumtur që e kam në skuadër".

Arsen Venger snobon PSG-në

Grupi A është ai që do të vendosë sërish përballë njëri-tjetrit dy vëllezërit Xhaka, gjatë sfidës Arsenal-Bazel. Trajneri i "topçinjve", Arsen Venger i druhet pikërisht përballjes kundër ekipit zviceran, teksa ka snobuar PSG-në: "Grupi është shumë i vështirë, pasi nuk është vetëm Parisi rivali për t'u mundur.

venger

Personalisht i druhem shumë Bazelit, që është një skuadër në rritje të vazhdueshme dhe nuk është kurrë e thjeshtë të fitosh në shtëpinë e tyre. Sigurisht objektivi ynë është që të kualifikohemi për në fazën e ardhshme. Emeri? Është një trajner me personalitet dhe ka bërë një punë të shkëlqyer me Sevijën",- tha Venger.

Kejn kërkon fronin e Grupit E

Sulmuesi i Totenhemit, Herri Kejn, nuk kënaqet me kualifikimin e Ligës së Kampionëve, teksa synon që skuadra e tij të renditet në vendin e parë në renditje përpara Leverkusenit, CSKA-së dhe Monakos: "Jemi të karikuar dhe mezi po pres të luaj në Ligën e Kampionëve, kompeticion që na ka munguar prej disa vitesh.

kejn

Sigurisht grupi do të ketë vështirësitë e veta, mirëpo, jam i bindur që i kemi të gjitha mundësitë për t'u kualifikuar të parët e grupit. Sivjet kemi bërë një sezon pozitiv dhe jam i bindur që në këtë sezon mund të shkojmë edhe më larg si në kampionat por edhe në Ligën e Kampionëve",-deklaroi bomberi i Totenhemit.

Ranieri: Qëndrojmë me këmbë në tokë

Pas mrekullisë që bëri në sezonin e fundit, duke fituar titullin kampion në Angli me Leiçester Sitin, Klaudio Ranieri, ëndërron një tjetër "goditje", kësaj radhe në Ligën e Kampionëve. "Dhelprat" do të luajnë në grupin G kundër Portos, Klub Bryzh dhe Kopenhagen.

ranieri leicester

"Për shumë lojtarë që kam në skuadër është hera e parë që luajnë në Champions dhe sigurisht na mungon eksperienca për një kompeticion kaq të rëndë- sishëm. Me këtë nuk po kërkoj alibi, pasi jam i bindur që do të japim maksimumin për t'u kualifikuar. Trofeu? Pjesëmarrja është një ëndërr që realizohet për ne, të mendojmë si fillim të kualifikohemi",- tha ai.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama