Shkup protestat shqiptare nuk ndalen

Shkup, protestat shqiptare nuk ndalen

Protestat në Maqedoni nuk ndalen. Mijëra qytetarë shqiptarë, më të shumtë në numër se në manifestimet e javës së kaluar, kanë marshuar këtë të premte në rrugët e Shkupit.

 

Me flamuj kuqezi dhe parulla në duar ata kanë kundërshtuar sërish dënimin e 6 shqiptarëve në të ashtuquajturin "Proçesi Monstra”.

 

Qindra forca policie kanë qenë të vendosura në rrugët ku do të kalonte marshimi i shqiptarëve, me të cilët këtë herë janë bashkuar personalitete të politikës, medias, artit dhe sportit.

 

Gjatë marshimit protestuesit kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm të të akuzuarve, dëmshpërblimin e tyre dhe shkarkimin e prokurores së çështjes “Monstra”. Pak pas orës 15:00, ata kanë filluar të shpërndahen. 

 

Ndërkohë, për sot ka qenë i paralajmëruar një tubim edhe nga vetë maqedonasit, të cilët kundërshtojnë protestat e shqiptarëve. Por manifestimi i tyre është anuluar dhe ka gjasa që të zhvillohet paraditen e së shtunës.   


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama