Shkencetaret kure te re per te verberit

Shkencetaret, kure te re per te verberit

Shkencëtarët mund të jetë në prag të zhvillimit të një kure për të verbërit, pas disa eksperimenteve që kanë bërë së fundmi në laborator.  Ekipi që qëndron në krye të studimit në “Institutin e kërkimeve për syrin dhe veshin në Massachusetts” të SHBA-ve, besojnë se molekula ‘ABCB5”do të mund të ndihmojë kundër shkaqeve kryesore të verbërisë.

Një përparim i madh në kërkimet e qelizave burimore lejoi hulumtuesit që të rrisnin indet e para të njohura nga një qelizë e rritur. Shkencëtarët thonë se ofertat e tyre të punës mund të vijnë në ndihmë të personave që kanë dëmtime serioze në sy.

Ata kanë identifikuar një mënyrë për të rritur kornenë e indeve të njeriut për të rivendosur pamjet, duke përdorur një molekulë të njohur si ‘ABCB5’, e cila vepron si një shënues për gjetjen me vështirësi  të qelizave staminale.  Hulumtimi, i publikuar në revistën “Nature”, është gjithashtu një nga shembujt e parë të njohur të ndërtimit të një indi nga një qelizë e përfituar nga të rriturit. Qelizat burimore janë gjetur në epitelin bazë të syrit dhe ndihmojnë në ruajtjen dhe rigjenerimin e indeve korneale.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama