Shkenca e gjumit

Shkenca e gjumit

Ne shpenzojmë një të tretën e jetës sonë në gjumë. Figura e njohur politike, britanikja Margaret Thatcher flinte gjumë katër orë në natë. Ndërkohë që zbuluesi i famshëm Thomas Edison supozonte se gjumi ishte një humbje kohe.

Cilat janë arsyet që ne flemë gjumë?

Kjo është një pyetje e cila ka shqetësuar shkencëtarët për shekuj me radhë. Disa besojnë se gjumi i jep mundësinë trupit që të rikuperohet nga lodhja dhe aktiviteti i ditës. Por në të vërtetë sasia e energjisë e mbledhur nga gjumi i bërë për rreth 8 orë është – afërsisht  50 kCal (kilo kalori), një sasi e njëjtë kjo e energjisë që jep një tost kur e konsumojmë. Ne duhet të flemë gjumë sepse është esencial në mbarëvajtjen normale të aftësive njohëse siç janë: e  foluara, kujtesa, imagjinata dhe i menduari fleksibël. Me pak fjalë gjumi luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin e shëndetit mendorë.

Çfarë do të ndodhte nëse ne nuk do të flinim gjumë?

Një mënyrë e mirë për të parë rëndësinë e gjumit është të shohim se çfarë do të ndodhte nëse ne nuk do të flinim. Mungesa e gjumit shfaq efekte serioze në aftësinë e trurit tonë për të funksionuar normalisht. Pasojat e një nate pa gjumë janë: prania e harresës, paqëndrueshmëri fizike, etj. Menjëherë pas një nate pa gjumë përqendrimi bëhet shumë më e vështirë.  Me vazhdimësinë e mungesës së gjumit, pjesa e trurit e cila kontrollon gjuhën, kujtesën, planet, dhe sensin e kohës, pushojnë së funksionuari. Kërkuesit gjithashtu theksojnë se duke privuar gjumin, individi e ka të vështirë t’i përgjigjet situatave, gjithashtu ka mungesë të gjykimit.  Mungesa e gjumit jo vetëm që ka një impakt madhorë në funksionin e njohjes por edhe në aspektin emocional dhe në shëndetin psikik. Duhet patur kujdes sepse mungesa e gjumit mund të rrisë mundësitë për obezitet. Është sugjeruar që njerëzit duhet të flenë afërsisht 7.75 orë, një sasi kjo e mjaftueshme për shëndetin mendor.

Jo vetëm njerëzit por edhe kafshët kanë nevojë për një gjumë të rregullt. Koha totale e gjumit në ditë për disa specie janë si më poshtë:

Piton- 18 orë

Tigeri- 15 orë

Macja- 12.1 orë

Shimpazeja- 9.7 orë

Elefanti- 3.3 orë

Gjirafa- 1.9 orë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama