Shkaqet e dhimbjes se shpines dhe mesit

Shkaqet e dhimbjes se shpines dhe mesit

Duke iu referuar studimit të British, Chiropractic Association, pothuajse tri në katër persona vuajnë nga dhimbjet e shpinës. Arsyet kryesore të cilat kontribuojnë në këtë dhimbje të padurueshme është qëndrimi i gjatë përpara televizorit apo kompjuterit. Sipas studimit treçereku i personave në botë kanë një jetë pasive ku argëtimi i vetëm është qëndrimi i tepërt para kompjuterit dhe televizorit. Kështu “jeta” në shtrat dhe jeta pasive përpara pajisjeve teknologjike janë edhe asetet kryesore në zhvillimin e vazhdueshëm të dhimbjes së shpinës.

Eksperti, Chiropractor Rishi Loatey shprehet se ditët e sotme është mjaft e vështirë të largohesh nga jeta pasive, po që ekzistojnë disa mënyra për të shmangur efektet e kësaj dhimbje. Sipas tij të kuptosh se si të qëndrosh ulur në mënyrë korrekte dhe aktiviteti fizik, janë dy nga mënyrat efikase të cilat reduktojnë në dhimbjen e shpinës dhe mesit.

Nga studimi u konfirmua se nga të gjithë personat e përfshirë në këtë eksperiment, 77 për qind e tyre vuanin nga dhimbjet e shpinës, mesit dhe qafës. Ndërsa 24 për qind shprehen se vuajnë nga këto dhimbje në mënyrë të përditësuar. Chiropractor rekomandon që kur të ulemi, shpina duhet të qëndroj drejt, krahët ngjitur me trupin dhe kompjuteri të qëndroj në një nivel me sytë. Gjithashtu një këshillë e fundit është edhe ushtrimi fizik gjysmë ore në ditë (e pakta).


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama