Shiti te dhenat e ushtrise amerikane te ISIS hakeri kosovar rrezikon 35 vjet burg

Shiti te dhenat e ushtrise amerikane te ISIS, hakeri kosovar rrezikon 35 vjet burg

Ditën e djeshme, kosovari 20-vjeçar, Ardit Ferizi, i akuzuar për depërtim në të dhënat personale të 1.351 pjesëtarëve të ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe dërgimin e tyre tek militantët e ISIS-it, është paraqitur për herë të parë në një gjykatë amerikane.

Sipas mediave të huaja, ai është paraqitur në një gjykatë në Virxhinia për t’u ballafaquar me akuza për terrorizëm, pasi është ekstraduar nga Malajzia, ku ai ishte arrestuar në muajin tetor të vitit të kaluar, me kërkesë të Shteteve të Bashkuara.

Sipas aktakuzës, hakeri nga Kosova kishte depërtuar në një server kompjuterik online të një kompanie tregtare në SHBA dhe kishte vjedhur të dhëna identifikuese për pjesëtarët e ushtrisë.

Ndërkohë, nga mesazhet e gjetura në “Twitter” rezulton se Ferizi kishte ofruar për të krijuar një program kompjuterik për publikimin e propagandës së grupit militant të Shtetit Islamik. Nëse ai shpallet fajtor mund të dënohet me 35 vjet burg.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama