Shifrat e INSTAT 28 mije te rinj shqiptare te moshes 15-29 vjec nuk duan te punojne

Shifrat e INSTAT: 28 mije te rinj shqiptare te moshes 15-29 vjec, nuk duan te punojne

Papunësia mbetet problem madhor në Shqipëri, por mes statistikave figuron edhe një përqindje të rinjsh që nuk duan të punojnë. “INSTAT vëren se 9,1 për qind e të rinjve nga mosha 15-29 vjeç janë të dekurajuar dhe nuk ofrohen për punë.

Në totalin e forcës së punës në këtë grup moshë, që janë 307 319 persona, 27 966 prej tyre nuk duan të punojnë.

Ndër të rinjtë e moshës 15-29 vjeç ekonomikisht jo aktivë, 9,1 % klasifikohen si të papunë të dekurajuar, ndërsa në popullsinë më të rritur të moshës 30-64 vjeç, ky grup përbën 14,3 % të popullsisë ekonomikisht jo aktive të kësaj grup-moshe”, citon “Monitor” INSTAT-in, që sqaron më tej se:

“Të dekurajuarit klasifikohen ata individë që nuk janë duke kërkuar punë pasi mendojnë se nuk ka punë ose është një farë inferioriteti që ata ndjejnë ndaj punës, pasi mendojnë se nuk kanë aftësitë e nevojshme”.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama