Sherri i Derbit/ Halili i thote Dervishit se duhet lidhur per qafe? (VIDEO)

Sherri i Derbit/ Halili i thotë Dervishit se duhet lidhur për qafe? (VIDEO)


Derbi i zhvilluar ditën e djeshme ndaj Tiranës dhe Partizanit në "Selman Stërmasi" nuk ka lënë shije aspak të mirë tek sportdashësit vendas dhe të huaj. Untitled-13Në përfundim të ndeshjes, situata degjeneroi deri në dhunë fizike mes dy stafëve të klubeve.

Drejtori sportiv i Tiranës është konfrontuar me administratorin e Partizanit, Dervishin, ndërsa është grushtuar nga nipi i presidentit Halili. Gjatë kësaj përplasjeje në video dëgjohet zëri i njërit prej zyrtarëve të Tiranës që i thotë Dervishit " O Tan ti duhesh lidh për qafe i pari".

Dyshohet të jetë vetë presidenti 24 herë kampionëve ai që i ka deklaruar diçka të tillë ndaj drejtuesit të të kuqve.

Menjëherë pasi ngjarja ka ndodhur policia e pranishme në stadium ka arrestuar ish-lojtarin e bardhebluve së bashku me 9 tifozë dhe nipin e presidentit të vendasve.

Tensionet e kësaj përballjeje kanë nisur që nga momenti kur drejtori i stadiumit të Tiranës u hodhi flakadanët tifozëve "Guerrils".


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama