Sherr masiv ne Divjake pese vellezer rrahin te afermit e tyre

Sherr masiv ne Divjake, pese vellezer rrahin te afermit e tyre

Një rrahje masive në në Shënepremte të Divjakës së Lushnjes ka ndodhur dje, me mbi 10 vetë të përfshirë. Në përfundim të saj, policia ka arrestuar pesë vëllezër, raporton NewsBomb.

Këto janë historitë shqiptare, ku familjarët kanë kontradikta me njëri tjetrin. Pesë vëllezërit kanë rrahur fillimisht dajën e tyre, më pas djalin e tij, dhe pasi kanë përfunduar me ta, i kanë hyrë në dru edhe kunatit te dajës (vëllait të nuses së dajës) që kishte shkuar për një drekë fundjave në familjen e të motrës ditën e premte.

Të plagosurit nga rrahja kanë marrë mjekim në ambulancën e Divjakës, dhe prej këtej është lajmëruar policia që ka arrestuar pesë vëllezërit, si autorë të dyshuar për ngjarjen: Genti Karaj, 23 vjeç; Sami Karaj 40 vjeç; Pëllumb Karaj 29 vjeç; Gëzim Karaj 43 vjeç dhe Sadik Karaj 31 vjeç.

Kunati i dajës pasditen e të premtes, A.Ç, ishte nisur për të qëndruar një darkë te motra e vet në fshatin Shën e Premte. Makinën e parkoi para shtëpisë së motrës së kunatit (motra e burrit të motrës së tij). Nga ora 17.00 teksa kanë mbërritur në shtëpi nipërit e dajës me iniciale B.D, 42 vjeç që është edhe daja e të ndaluarve, ata kanë parë makinën e parkuar përpara shtëpisë së tyre.

Dy familjet nuk shkonin mirë me njëra tjetrën edhe pse kishin lidhje farefisnore. Atëherë nipërit kanë shkuar te shtëpia e dajës dhe kanë debatuar se pse makina është parkuar përpara shtëpisë së tyre. Duke debatuar janë sharë e janë qëlluar mes tyre.

Pesë vëllezërit më pas rrahën dajën e tyre B.D 42 vjeç, djalin e dajës K.D 21 vjeç dhe kunatin e dajës A.C që kishte parkuar makinën para shtëpisë së tyre. Materialet i kaluan prokurorisë së Lushnjes për veprën penale “Dhunë në familje”.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama