Shenoi supergol ndaj Katarit Sadiku A jam ne listen e De Biazit? (VIDEO)

Shënoi supergol ndaj Katarit, Sadiku: A jam në listën e De Biazit? (VIDEO)

Pas golit të shënuar në miqësoren e kësaj të diele ndaj Katarit, Armando Sadiku është optimist se De Biazi do ta përzgjedhë në listën përfundimtarë të 23 futbollistëve që do të luajnë në finalet e Europianit pas pak ditësh në Francë.

Në një intervistë pas shënimit të golit, Sadiku ia la në dorë trajnerit të shprehet për pjesëmarrjen e tij në turneun më të rëndësishëm të futbollit në Evropë.

SADIKU-658x370-(1)"Gjithmonë jam i përgatitur. Sa herë që thotë trajneri, sa herë që ekipi ka nevojë, jam gati. Hyj i përqendruar dhe jam gati të shënoj. Jam i kënaqur që kjo ka ndodhur vazhdimisht në Kombëtare. Janë vendimet e trajnerit. Unë jam profesionist dhe i pranoj. Gjithmonë jam gati sa herë që ai ka nevojë, nuk dua të shtoj asgjë më shumë",-tha ai për "supersport".

I pyetur sërish për listën përfundimtar që do të publikojë De Biazi, Sadiku u shpre se ky vendim i përket vetëm trajnerit.

"A ndihem pjesë e listës me 23? Unë jap kontributin tim. Jam profesionist, i pranoj vendimet e trajnerit. Paraqitja në Euro 2016? Me ndihmën e zotit ta kalojmë grupin. Unë jam optimist dhe të shpresojmë",-tha ai.

Sadiku shënoi golin e tretë për kuqezinjtë në minutën e 64'-të. Pasi kontrolloi një top jashtë zonës së rreptësisë, sulmuesi gjuajti fort me të djathtën duke e çuar topin në rrjetë në krahun e djathtë të portierit të Katarit.

Për Armando Sadikun ky ishte goli i katërt me fanellën kuqezi dhe i treti radhazi. Në këtë takim, ai u fut si zëvendësues i Gashit.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama