Shefi i krimeve shan dhe kercenon me arme protestuesit ne Kukes (VIDEO)

Shefi i krimeve shan dhe kercenon me arme protestuesit ne Kukes (VIDEO)

Në pamje shihet shefi i Krimeve të Kukësit, i veshur civil, që për të zbrapsur protestuesit nxjerr edhe pistoletën e tij. Me ligj nuk lejohet që policët të cilët marrin pjesë në tubime, të kenë me vete armën e tyre. Aq më tepër që protesta e sotme në Kukës, nuk ishte e befasishme, por e lajmëruar dhe madje promovuar te emisioni “Zonë e Lirë”.

 

Duke vijuar më tej me sjelljet e kundraligjshme, sic shihet në video, shefi i Krimeve të Kukësit dhunon me grushta një protestues të ndalur dhe të futur në makinë. Qindra banorë të Kukësit protestuan sot duke kërkuar nga OSHEE-ja faljen e kamat-vonesave dhe debive të krijuara në vite. Por policia nuk i lejoi të bllokonin Rrugën e Kombit, duke i shoqëruar forcërisht në komisariat.

 

Shihni videon:

 

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama