Futbollisti me origjinë shqiptare i Bajernit të Mynihut dhe i kombëtares së Zvicrës, Xherdan Shaqiri, ka treguar se pavarësisht zgjedhjes së fanelës zvicerane, mbetet shqiptar. Kryqëzimi i duarve në formën e shqiponjës ishte mënyra se si Shaqiri festoi dje mbylljen e Bundesligës, që u kryesua nga skuadra e tij.