Sfida e re e Stratit per Guiness

Sfida e re e Stratit per 'Guiness'
Artisti Saimir Strati po punon në ambientet e Hotel Rogner-it në Tiranë për një rekord të ri Guiness duke ndërtuar kësaj here një mozaik me miliona kokrra kafeje i cili do të përfundojë më 10 dhjetor. Një vit më parë ai fitoi "Guiness"-in e pestë për krijimin e monedhës gjigande me vida, ndërsa kësaj here ka zgjedhur të bëjë art me kokrrat e kafesë që do të formojnë mozaikun me në qendër idenë e pesë kontinenteve. Në këtë mozaik artisti e trajton gjithë botën si një familje duke vendosur 5 personazhe që përfaqësojnë secili nga një kontinent. Saimir Strati ka zgjedhur kafen si një produkt që konsumohet kudo në botë. Kjo vepër do të zërë një sipërfaqe prej 25 metrash katrorë.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama