Sevija nuk i ze bese Luceskut Emeri Luajme si te ishim 0-0

Sevija nuk i zë besë Luçeskut, Emeri: Luajmë si të ishim 0-0

Pavarësisht faktit se ndeshja e parë në Ukrainë përfundoi 2-2 dhe Sevija ka luksin të kualifikohet edhe falë dy golave në transfertë, trajneri i spanjollëve thotë se ekipi duhet të luajë sikur ndeshja e parë të ketë përfunduar 0-0. Ai vlerësoi maksimalisht rivalët e tij dhe tha se shanset për në finale janë të barabarta për të dyja ekipet.emeri"Të dyja skuadrat do të kërkojnë patjetër finalen dhe e di që do të jetë një ndeshje shumë e vështirë për ne. E dimë që Shakhtari do të vijë me forca të shumta. Ata kanë eksperiencë në këtë kompeticion dhe janë një ekip i fortë. Për më tepër kanë një trajner ekspert, i cili ka eksperiencë më shumë se unë", tha Emeri. Megjithatë, përtej vështirësive, trajneri i Sevijes tha se skuadra e tij është gati dhe do të bëjë 90 minuta perfekte për të siguruar finalen e madhe të Ligës së Europës.

"Do të jetë një ndeshje e luftuar në maksimum. Nuk duhet të bëjmë gabime dhe duhet të luajmë ashtu siç dimë. Shakhtari do të vijë me ide të qarta për të shënuar, por edhe ne do të luajmë një ndeshje të hapur. Nuk kemi ndër mend të mbrohemi se do të ishte e rrezikshme për ne", përfundoi Emeri.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama