Serbia dridhet para vendimit te CAS-it Platini nuk na ndihmon dot!

Serbia dridhet para vendimit te CAS-it: Platini nuk na ndihmon dot!

Në prag të dhënies së vendimit nga Gjykata Sportive e Lozanës për ndeshjen Serbi-Shqipëri, i cili pritet të jepet nesër pas shqyrtimit të dosjes së palës shqiptare, Serbia ka nisur të frikësohet. Presidenti i Federatës Serbe të Futbollit, Tomisllav Karaxhiç, në një deklaratë në shtypin serb, ka thënë se Mishel Platini nuk ka ndikim për kombëtaren e tij në në CAS.

“Fatkeqësisht në këtë rast nuk mundet! Nuk është më një sekret se Platini na do… por këtu ai nuk pyetet. Vendosin anëtarët e Komisionit Disiplinor, që janë të pavarur dhe tani edhe Gjykata e Arbitrazhit”, tha Karaxhiç.

Sot pala serbe do të dorëzojë dosjen me provat e saj për ndeshjen ndaj Shqipërisë, ku kërkon kthimin e 3 pikëve të dhëna fillimisht nga UEFA në tavolinë, por që më pas iu hoqën. Ndërsa nesër, Gjykata Sportive e Lozanës do të dëgjojë animimin e palës shqiptare, e cila do të kërkojë 3 pikët në tavolinë për shkak të dhunës së tifozëve në fushë dhe thirrjeve raciste nga shkallët e stadiumit. Të pranishëm si dëshmitarë do të jenë presidenti Armand Duka, trajneri Xhani de Biazi dhe kapiteni Lorik Cana.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama