Soda sekret i bukurise dhe shendetit

Soda, sekret i bukurise dhe shendetit

Soda e bukës mund të gjejë përdorime në kuzhinën tuaj, por përdoret edhe për qëllime shëndetësore apo mund të bëhet edhe pjesë e pandashme e pastrimit.

10 mënyrat e përdorimit të sodës për shëndetin tuaj:

Mund të shërbejë si deodorant natyral: Nëse nuk doni të përdorni deodorante të ndryshme, ju mund të provoni një përzierje të sodës së bukës me ujë.

Pickimet e insekteve dhe helmimet: Përsëri një përzierje e ujit dhe kësaj sode do të ju ndihmojë pas pickimeve nga insektet apo helmimeve të ndryshme. Por vendin e pickuar mund ta lyeni edhe pa e përzier me ujë.

Thatësi e stomakut: Soda e bukës ndihmon duke e neutralizuar acidin në stomak duke ju ndihmuar kështu të tejkaloni sëmundjet si thartësi të stomakut, problemet me lukth apo ulcerë.

Krem për këmbë dhe lëkurë: Përzieni sodën e bukës me ujë të nxehtë, për të larë këmbët tuaj. Por, edhe një përzierje me ujë të ftohtë, mund të shërbejë si pastë për të lyer lëkurën tuaj të fytyrës apo trupit.

Shampo relaksuese: Kjo sodë mund të shërbejë edhe si shampo për trupin tuaj..

Pastrues dore: Përzierja e sodës me ujë “prodhon” edhe një lloj sapuni për të larë duart .

Largimi i ashklave: Një lugë e sodës në një gotë me ujë dhe pastaj lajeni vendin në të cilin ju ka hyrë ashkla dy herë në ditë. Shumica e tyre do të dalin jashtë vetë pas disa dite.

Ilaç për djegien nga dielli: Përzieni sodën me ujë të nxehtë mesatarisht, pastaj hyni në banjo për tu larë. Kur të keni dalë, lëreni lëkurën tuaj të thahet vetë dhe mos e fshini me peshqir, në të kundërt efekti i sodës do të jetë minimal.

Përmirësoni performancën sportive: Tabletat apo dopingu i sodës përdoret sot nga shumë atletë përpara garave të tyre. Shumë sportistë të notit poashtu përdorin tabletë të sodës së bukës para garave të tyre.

Pastë për dhëmbë: Një përzierje e sodës me kripën e detit, do të ju shërbejë edhe si pastë për dhëmbë. Vendoseni këtë përzierje në brushën tuaj të dhëmbëve dhe lani dhëmbët tuaj, do të vëreni zbardhim dhe largim të baktereve.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama