Selami Basha duhet te beje korrigjime dhe te pranoje kritikat

selami-TIRANË, 25 Nëntor /ATSH- I. Vata/ -Deputeti i Partisë Demokratike, Eduart Selami, ish-kryetar i PD-se ne vitet '90, në një intervistë për Zërin e Amerikës ka rrokur një sër problematikash ku spikatën kritikat ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke i sugjeruar të bëjë korrigjime.

Në fokus të intervistës, përballë deputetit të Partisë Demokratike u vunë problematikat që shqetësojnë vendin si, reforma në sistemin e drejtësisë, lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe dekriminaliziimi i jetës politike, lufta ndaj informalitetit dhe përmirësimi i gjendjes ekonomike etj. Sipas tij, keto, janë disa nga sfidat që Shqipëria po ndeshet në vite dhe qeveri të ndryshme, demokrate apo socialiste, megjithë sukseset e vogla, por nuk po arrijnë t'i realizojnë plotësisht.

Ndër të tjera, deputeti i PD-së, Selami, ka vënë theksin te kritikat ndaj liderit opozitar, ku shprehet se "Kryetari Basha duhet t'i korrigjojë disa gabime. Në bazë të këtyre dy humbjeve te fundit edhe ne do të fillojmë analizën. Mundësia që ne të dalim fitimtarë në zgjedhjet e ardhshme është aty. Kjo do të jetë në të mirë jo vetëm të kryetarit Basha, por edhe në të mirë të Partisë Demokratike, në të mirë të gjithë shqiptarëve. Kryetari Basha duhet të jetë më i vëmendshëm në kritikat që i bëhen dhe të korrigjojë qëndrimet e tij, në mënyrë që të jemi fitues në zgjedhjet e ardhshme".

I pyetur për ndryshimet kushtetuese, Eduard Selami është përgjigjur se "Kushtetuta nuk mund të ndryshojë në çdo kohë. Shqipëria ka ndryshuar rreth 10 herë Kushtetutën në më pak se 100 vjet. SHBA ka në Kushtetutë 27 amendamente, e cila pothuaj ka 240 vjet jetë. Nuk mund të futën duart çdo kohë në këtë gjë. Unë mendoj se ajo që u shtua në 2008 është një pikë e dobët. Unë mendoj se duhet të ulen specialistët të gjithë, ta gjykojnë dhe ta ndryshojnë këtë gjë". /a.ke/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama