Sekretari i Pergjithshem i KM-se shkel ligjin ne emer te reformes ne drejtesi

Sekretari i Përgjithshëm i KM-së shkel ligjin në emër të reformës në drejtësi

Engjëll Agaçi Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave është negociatori që do përfaqësojë Partinë Socialiste në negociatat për reformën në drejtësi, përballë deputetit demokrat Oerd Bylykbashi për PD-në dhe Ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani për LSI-në.

Por kjo detyrë partiake bie ndesh me statusin e tij të nëpunësit civil, i cili e ndalon atë të përfaqësojë publikisht parti politike.

Neni 37 i Ligjit për Nëpunësin Civil përcakton se:

Ushtrimi nga Zotit Agaçi i një detyre partiake në mënyrë publike dhe në orar të punës së tij si Sekretar i Përgjithshëm është shkelje e hapur e ligjit, dhe dhunim i shtetit të së drejtës.

Është e qartë se shkelja e ligjit nga Kryeministri dhe Sekretari i Përgjithsëm i Këshillit të Ministrave nuk është shkaktuar nga mungesa e reformës në drejtësi.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama