Sejdiu Ne dy vjet kaluam shume sfida

Sejdiu: Ne dy vjet kaluam shume sfida
Sejdiu thekson se pritjet per njohjen nderkombetare te Kosoves, kane qene me te medha, por se kjo gje ka qene e pamundur, edhe per shkak te procesit ne Gjykaten Nderkombetare te Drejtesise edhe per shkak te luftes diplomatike te Serbise kunder njohjes se Kosoves. "Pritjet tona per njohjen e Kosoves, kane qene me te medha, por kemi pasur edhe shume pengesa. Serbia me aleatet e saj ka bere nje presion te vazhdueshem te shume vende per te ndalur ecjen e tyre ne drejtim te njohjes se pavaresise se Kosoves. Me vendosjen e Kosoves ne Gjykaten Nderkombetare, ka pasur edhe disa vende qe kane thene se kane dashur te presin vendimin e gjykates", deklaroi Sejdiu. Kreu kosovar thekson se zbatimi i kushtetutes ne te gjithe territorin e vendit, integriteti territorial e integrimi i serbeve ne institucione jane ceshtje te cilat kane nevoje per diskutime te metejshme.

"Une e them se Kosova ka qasjen e vet per t'i integruar serbet, por jo per te vene kontroll mbi ndjenjen e tyre shpirterore, apo per t'i bere qytetare te rendit te dyte. Perkundrazi, Kosova eshte shume e interesuar qe keta njerez, te trajtohen ne menyre te barabarte, dhe t'u ofrohet shansi per te qene kontribues per proceset qe na presin", shprehet Sejdiu.

Gjithashtu Sejdiu dekoron "Heroi i Kosovës" 7 personalitete: Ymer Prizreni, Haxhi Zeka, Hasan Prishtina, Bajram Curri, Isa Boletini, Shote Galica dhe Azem Galica, janë personalitetet që janë vlerësuar me titullin "Heroi i Kosovës" në prag të 2 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Me anë të një dekreti presidencial Sejdiu ka vlerësuar kontributin e veçantë dhënë për lirinë dhe pavarësinë e shqiptarëve dhe të Kosovës duke vecuar sakrificën dhe kontributin e atyre që frymëzuan popullin deri në realizimin e plotë të lirisë dhe pavarësisë së vendit.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama