Sarajeve karrige per Papen punuar nga familje muslimane

Sarajeve, karrige per Papen  punuar nga familje muslimane

Karrigia të cilën Papa Françesku do të përdorë gjatë vizitës në Sarajevë, më 6 qërshor, ka mbërritur në stadiumin e kryeqytetit Koshevo ku kreu i Kishës romake katolike do të mbajë meshën e shenjtë SARAJEVË (AA) - Karrigia të cilën Papa Françesku do të përdorë gjatë vizitës në Sarajevë, më 6 qershor, dhe të cilën e ka punuar një familje muslimane, ka mbërritur në stadiumin e kryeqytetit Koshevo, raporton Anadolu Agency (AA).

Karrigen e gdhendur e ka bërë familja Hajderovac nga qyteti Zavidoviqi në Bosnjën qendrore, që merret me zdrukthëtari, dhe të cilën kisha katolike në vend e ka zgjedhur për të ndërtuar një karrige që Papa Françesku do ta përdorë gjatë vizitës që ai do të zhvillojë këtë të shtune në Sarajevë.

Karrigia të cilën do ta përdorë Papa Françesku gjatë meshës së shenjtë është prezantuar së pari në Kishën e Shën Josipit para banorëve të Zavidoviqit. Pas kësaj është transportuar në Sarajevë nën përcjelljen e policisë të Kantonit të Zenicës dhe Dobojit.

Salem dhe Edin Hajderovac për punimin e karriges kanë kaluar mbi dy mijë orë të punës aktive, ndërsa i ka shtyrë të gjitha porositë e tjera për të përfunduar me kohë. Në karrige janë punuar tapiceri si dhe dekorime në bartësit ku ndodhen simbolet "alfa" dhe "omega".

Edin Jahderovac në një deklaratë për AA ka thënë se ideja për karrigen ka ardhur kur mësoi në shkurt se Papa do të vizitonte BeH.

"Pasi që ne në punëtorinë tonë punojmë vetëm skulptura unike, në mes tjerash, kishim një karrige e cila është porositur dhe në atë moment isha duke punuar në të. Babai shikonte ditarin dhe atëherë mësoi se Papa Françesku do të vizitojë BeH", tregoi Edin.

Siç thotë, babai Salem kërkoi mendimin nga ai për të dërguar ofertën që të ndërtojnë karrigen për Papën, e cila në fund edhe ishte pranuar.

"Kemi punuar rreth 2.150 orë rreth saj. Nuk kemi mundur të besojmë se jemi zgjedhur të punojmë për Papën. Shumë artistë në botë do të kishin patur edhe dëshirën edhe vullnetin të bëjnë diçka për Papën, por nuk kanë fat. Unë e pata këtë fat", porositi Edini.

Pse një skulptor musliman të vendosë për të bërë një karrige për kreun e kishës katolike, është pyetur Salemi? "Para së gjithash, ne jemi qenie njerëzore dhe ne mendojmë se dallimet fetare nuk janë aq të rëndësishme, sepse ne të gjithë jemi njerëz. Qëllimi ynë kryesor është të dërgojmë një masazh paqeje nga Bosnja. Kjo është një gjë pozitive dhe mesazh i bukur", tha Salemi për AA.

Tradicionalisht, boshnjakët ndërtojnë një karrige të re për çdo Papë që viziton këtë vend. Por puna për ndërtimin e karriges kurrë nuk i është dhënë një zdrukthëtari muslimanë. Pas largimit të Papa Françeskut nga Sarajeva, kjo karrige do të mbetet dhuratë për Katedralen e kryeqytetit "Zemra e Jezu Krishtit".

Ndërkohë, kjo vizitë e Papës do të jetë vizita e tretë e kreut të Kishës romake katolike në Bosnje dhe Hercegovinë, dhe e dytë në Sarajevë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama