Samsung Galaxy S6 eshte smartfoni me ekranin me te mire ne bote

Samsung Galaxy S6 eshte smartfoni me ekranin me te mire ne bote

Galaxy S6 është smartfoni që zotëron ekranin më cilësor në botë së bashku me kushëririn tjetër, Galaxy Note 4. Ky titull i jepet nga DisplayMate ekipi i së cilës kryen testime ekskluzive të ekrane të smartfonëve duke ofruar analiza të performances, densitetin e pikselave, saktësinë e ngjyrave, shkëlqimin dhe të tjera matje të sofistikuara.

Presidenti i DisplayMate tha se telefoni i ri i Samsung arrin rekordet e performancës të një ekrani smartfoni në disa aspekte si: rezolucioni, numri i pikselave per çdo inç dhe saktësinë e ngjyrave.

Ai tha se ishte i mahnitur nga rezolucioni 2560×1440 që ofron 577 piksel për çdo inç. Për të krahasuar, ekrani i Galaxy S5-sës numëronte vetëm 432 piksel për inç. Gjithësesi, Galaxy S6-tës i duhet të ndajë fronin me kushëririn tjetër, Galaxy Note 4. Aftësia e Samsung për të ruajtur një performancë dhe cilësi të pakrahasueshme edhe në ekranet e smartfonëve më të vegjël është diçka për tu lavdëruar.

Samsung tashmë na ka mahnitur të gjithëve me dizajnin dhe materialin e ri të ndërtimit në Galaxy S6, dhe analiza e DisplayMate i vë kapakun suksesin të kompanisë me këtë smartfon.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama