Samsung Galaxy 6 vjen me nje ekran te lakuar

Samsung Galaxy 6 vjen me nje ekran te lakuar

Samsung po revolucionarizon gjithmonë e më shumë prodhimet e saj duke u bërë një ndër telefonat më të kërkuar në treg. Pas Samsung Galaxy 5 që rezultoi një sukses për gjigandin koreanojugor, por përgatitet të vijë Samsung Galaxy 6. Ky celular do të jetë afër perfeksionit duke qenë se do të ketë një ekran 5,5 inç dhe ekrani i tij dotë jetë i lakuar nga të dyja anët. Koreanët besojnsë se kjo risi do t’iu japë një përparësi në garën me rivalin e tyre Apple.

Samsung Galaxy 5 pritet të prezantohet në Barcelonë në Kongresin Botëror të Telefonisë Celulare që mbahet nga 2 deri në 5 mars. Ekrani i lakuar do të lehtësojë lëvizjen e ikonave dhe përdorimin e tij. Gjithashtu do të ndihmojë në shikimin e videove pa ndërprerje. Nëse jeni duke parë një video me SG 6 dhe iu vjen një njoftim, ai do t’iu shfaqet në krahët e ekranit duke mos iu ndërprerë shikimin. Ekrani i SG6 do të ketë një rezolucion prej 2560 x 1440 piksel dhe një kamera prej 16 megapiksel. Gjithastu drejtuesit e Samsung kanë lajmëruar se do të ulin numrin e prodhimeve të celularëve si pasojë e rënies së shitjes deri në 60 përqind. Nga 9.5 miliardë dollarë që fituan në vitin 2013 në tremujorin e tretë, shitjet ranë në 3.8 miliardë dollarë në të njëjtin tremujor në vitin 2014.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama