Sallatë jeshile

Sallata e larë pritet 10-15 minuta para ngrënies, sepse në rast të kundërt ajo vyshket dhe humbet pamjen e saj të freskët. Sallata pritet në fije të holla, në këtë mënyrë bëhet më e bukur dhe më e shijshme, spërkatet me vaj, uthull, kripë dhe kopër të grirë hollë; përzihet me kujdes me dy pirunj dhe vendoset në mes të pjatës. Sipër i hidhen qepë të njoma të grira hollë. Për 500 g sallatë jeshile duhen: 3-4 lugë gjelle vaj, uthull 2 lugë gjelle, kopër 4-5 fije, qepë 2-3 copë dhe kripë.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama