Sa me shume lengje frutash caj dhe uje ne stinen e veres

Sa me shume lengje frutash, caj dhe uje ne stinen e veres
Stina e veres po afron dhe deshira e te gjitha femrave eshte te kene nje trup perfekt. Perveç ushqimeve te lehta dhe te shendetshme, keshillat e specialisteve fokusohen te pijet qe konsumojme. Te gjithe e dinim se konsumi i me shume se tete gotave uje ne dite eshte menyra me e mire per te purifikuar trupin, por nje rendesi e veçante i kushtohet edhe çajit, sidomos atij jeshil dhe lengjeve te fresketa e te ftohta te frutave. Te gjitha se bashku do te na ndihmojne te shuajme etjen e veres se nxehte, por mbi te gjitha per nje shendet perfekt.

"Ajo i ka gjethet shume te vogla, por ka veti magjike. Kjo eshte bima e çajit". Ne fakt, ky eshte epiteti qe i eshte ngjitur nga studiuesit dhe njerezit qe per vite me radhe studiojne vetite e mrekullueshme te tij. Ashtu si vererat, çdo mjeshter i tij mund te tregoje perzierje origjinale dhe sekrete. Por ne krahasim me veren, çaji ka disa avantazhe: nuk te shendosh. Perkundrazi, çaji jeshil eshte ideal per djegien e kalorive dhe mund te pihet ne çdo lloj ore te dites. Po ashtu, edhe perberesi i tij, teina, ndihmon ne arritjen e nje gjendjeje eksituese. Mund te kenaqemi duke ndjekur shembullin e anglezeve nga "english breakfast" e "afternoon tea" dhe deri te "high tea". Po sikur te pish çdo darke nga nje gote me nje luge mjalte? Provojeni qe ta besoni. Mbyllini syte dhe kujtoni nje proverb te vjeter qe thote: "Me mire tri dite pa ushqim, se sa nje dite pa çaj". I shendetshem dhe padyshim eliksir i jetegjatesise. Mjafton vetem ta provosh. 

Uji dhe lengjet e frutave

Edhe pse kane kaluar shume vite qe nga koha e tyre dhe sot ato çka te ofron tregu nuk te lene te kthehesh pas ne kujtime apo shije, askush prej nesh nuk mund t’i harroje te famshmet arançata, qe nuk kushtonin me shume se shtate leke. Ishin pikerisht ato te vetmet dhe te parezistueshmet qe na shuanin etjen dhe na freskonin ne pikun e vapes. Sigurisht qe atehere nuk ekzistonte as "Coca Cola" dhe as "Red Bull", megjithate tani qe mundemi te bejme krahasime per shijen, nuk e ekzagjerojme aspak nese themi se mund t’ia kalonte pa frike qe te dyjave.

Arançatat i perkasin nje kohe tjeter, sepse tani eshte me mire uje dhe leng i fresket frutash. Per studiuesit, 8 gota uje ne dite jane te domosdoshme kundrejt tri ose kater me leng te fresket frutash. 
Per ta, te konsumosh sa me shume uje dhe lengje frutash te permireson dhe zgjat jeten. Keshtu, perveçse jane te pasura me te gjitha vitaminat e nevojshme per te mbajtur trupin ne forme dhe jane te keshillueshme per te gjitha moshat, disa prej tyre jane gjithashtu edhe nje aleat i çmuar per te na mbrojtur nga semundja Alzheimer, ose ndryshe forma me e perhapur e demences se pleqerise. Sipas nje grupi shkencetaresh te "Vanderbilt University Medical Center" ne Tenese, qe kane kryer nje studim te gjere epidemiologjik, i cili eshte botuar ne revisten "The American Journal of Medicine", zakoni per te pire te pakten tri here ne jave lengje frutash ndihmon ne nje reduktim prej 76 per qind te rrezikut per zhvillimin e semundjes se Alzheimer. Keshtu, lidhja e bere ne te kaluaren mes disa vitaminave me fuqi antioksiduese (Vitamina C, E dhe A) kunder demences se pleqerise me pas u pergenjeshtrua dhe vuri ne dyshim nje numer te madh studimesh.

Ekspertet e "Vanderbilt University Medical Center" ne Tenese i drejtuan studimet duke hedhur hipoteza mbi efektin mbrojtes te lengjeve te frutave, duke mos iu referuar polifenoleve dhe substancave antioksiduese, por vitaminave te ndryshme te pranishme mbi te gjitha te çaji, lengjet e frutave dhe te vera. Alzheimer eshte nje semundje qe prek trurin dhe qe me kohen "perpin" kapacitetin konjektiv te atyre qe preken nga kjo semundje, duke dhene efekte "vrasese" mbi kujtesen, madje arrin deri aty sa te shkaterroje edhe autonomine e vete individit. Ne semundjen e cilesuar si shume komplekse, nje nder shkaqet kryesore per lindjen e saj eshte edhe stili i shthurur dhe i çrregullt i jeteses. Nje ushqyerje e shendetshme me siguri qe ben pjese ne menyrat qe kemi ne dispozicion per t‘u mbrojtur nga kjo e semundje te tjera. Dietologet e specialistet e ushqimit duket se nuk do te pushojne kurre se na kujtuari qe ne nje diete te balancuar duhet te gjejne patjeter hapesire frutat dhe perimet. Per vite e vite me radhe jane bere studime te ndryshme per te pare efektin potencial te vitaminave kunder semundjeve si 
Alzheimer dhe kanceri, por pa arritur asnjehere ne rezultate perfundimtare.

Keshtu, ekspertet, te drejtuar nga kerkuesi LI Dai, kane dashur te shikojne se mes ushqyesve te ndryshem lengjet e frutave dhe perimet mund te sherbejne si mbrojtes per sa i perket semundjes se demences. Keshtu ata perfshine ne nje studim pak me shume se 1900 individe, persona te shendetshem dhe i ndoqen thuajse per nje dhjetevjeçar, duke monitoruar stilin e jeteses dhe shendetin e çdonjerit prej tyre. Duke mos lene pas dore shume faktore qe mund te kene influence ne rrezikun e zhvillimit te semundjes ne vite (per shembull duhani, tipi i dietes etj.), ekspertet treguan se edhe konsumi i lengjeve ka nje peshe te madhe per te reduktuar rrezikun e shfaqjes se Alzheimer. Ata qe konsumonin tri ose me shume gota ne jave, u pa se reduktonin me 76 per qind mundesine per t’u semure, ne krahasim me ata qe pinin nje ose me pak gota me lengje gjate gjithe javes.

Pastaj lengjet permbajne nje perqindje te mire polifenolesh dhe antioksiduesish, ndryshe nga disa vitamina qe jane te pranishme vetem ne disa lloj ushqimesh, si per shembull rrushi. Ekspertet po mendojne gjithashtu te drejtojne studimet e ardhshme, me qellimin per te pare nese konsumatoret e medhenj te pijeve me baze frutash dhe perimesh kane ne gjak nivele te larta polifenolesh dhe nese nivelet e ketyre perberesve ndikojne ne rrezikun e uljes se Alzheimerit. Nje tjeter objektiv, tregojne ekspertet, do te jete menyra per te kuptuar se cila nga te gjitha lengjet e frutave ka efekt me te madh per te larguar rrezikun e semundjes. Gjithashtu, sipas kerkuesve amerikane, nje tjeter faktor qe ndikon ne uljen rreth 40 per qind te rrezikut eshte edhe sporti. Keshtu, te te moshuarit mbi 60 vjeç, rreziku i kesaj semundjeje reduktohet me 40 per qind, nese u nenshtrohen aktiviteteve fizike. Per kete mjaftojne disa ekskursione me kembe ne fshat, ose disa seanca te shkurtra aerobie, por edhe noti dhe streçingu.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama