Në komentet e tij, Presidenti ritheksoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për anëtarësimin në të ardhmen të vendeve të tjera të rajonit që ushqejnë ambicje për përfshirje në Nato, duke e theksuar Aleancën si një garantuese të lirive themelore njerëzore. Në ceremoni morën pjesë dhe Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Jap de Hup Skefer, ambasadori Shqiptar Aleksandër Saliabanda dhe ambasadorja kroate Kolinda Grabar-Kitarovic.
BalkanWeb











