SHBA-ja turperohet ne 4x100 Gei Ështe faji im

SHBA-ja turpërohet në 4x100, Gei: Është faji im
Përgjithmonë Xhamjaka

Veronika Kempbell ka fituar në finalen e garës së 200 metrave. Atletja nga Xhamajka ka shënuar rezultatin 21"74, rezultati më i mirë për vitin 2008. Medalja e argjendtë i ka shkuar amerikanes Alison Feliks me rezultatin 21"93, ndërsa medalja e bronztë i ka shkuar atletes tjetër xhamajkane, Kerron Stjuart me kohën 22"00. Kempbell ka shënuar kështu një fitore të dyfishtë pas suksesit të shënuar në Athinë 2004, kur fitoi garën e 200 metrave dhe stafetën 4x100. Me këtë medalje, Xhamajka çon në shtëpi të gjitha medaljet e shpejtësisë. Seria ka nisur të shtunën me Usain Bolt dhe suksesin e tij të pabesueshëm në 100 metra të shoqëruar edhe me rekordin e ri botëror, 9"69. Një ditë më pas dy atlete xhamajkane kanë fituar në tripletën e 100 metrave: e artë për Sheli-An Fraser dhe medalje argjendi, sepse Sherone Simpson dhe Kerron Stjuart e mbyllën garën me të njëjtin rezultat. Sërish Bolt shënoi një tjetër rekord fantastik në garën e 200 metrave si dhe një rekord të ri botëror 19"30. Tani skuadra do të tentojë të fitojë me stafetat 4x100, në të cilat xhamajkanët janë favoritët e garës.

Telashet në stafetë

Polemika dhe telashe për stafetat italiane dhe amerikane. Taison Gei, atleti i fundit i stafetës 4x100 SHBA, nuk arrin t’i marrë nga duart stafetën Dervis Paton, duke provokuar kështu edhe skualifikimin e katërshes amerikane. Të njëjtin fat kanë pasur edhe vajzat. Stafeta rrëzohet pikërisht në kalimin e fundit mes atleteve Torri Eduards dhe Laurin Uilliams. Polemika për fatin e garës 4x100 për italianet: në gjysmëfinalen e dytë, të fituar nga Xhamajka pa Boltin, i cili po pushon për finalen, Italia është renditur e pesta, por më pas është skualifikuar për një shkëmbim të dyshimtë të stafetës jashtë sektorit mes Kolios dhe Di Gregorios. Të njëjtin fat ka pasur dhe Anglia.

Faji im

Gai ndihet mjaft keq për gabimin që bëri. “E lashë stafetën të më ikte nga duart, është faji im. U përpoqa ta kapja, por kishte rënë. Mendoj se ka qenë pikërisht faji im. Jam një veteran i këtyre garave dhe nuk më lejohen gabime të tilla. Kurrë më parë nuk më kishte ndodhur kjo”.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama