Rumenige sulmon Realin Harrojeni Levandovskin!

Rumenige sulmon Realin: Harrojeni Levandovskin!

Me Bajernin nuk ka lojëra fjalësh! Rekordmenët gjermanë dinë të mbajnë balancat e klubit dhe bëjnë për vete lojtarët që dëshirojnë. rumeingeKampionët e Gjermanisë nuk e kanë ndier aspak presionin e agjentit të Levandovskit. Gjatë një interviste për "Kicker", Rumenige ia ka bërë të qartë si Levandovskit, agjentit të tij dhe Realit.

Çfarë tha agjenti

Agjenti konfirmon bisedimet e para për transferimin e Levandovskit te Reali. Për këtë, agjenti ka informuar edhe klubin bavarez, në mënyrë që të arrihet marrëveshja mes palëve. "Reali i Madridit erdhi te ne për të na takuar. I dëgjuam me vëmendje. Të gjithë e dimë që Reali është një klub i madh. Për këtë takim, me spanjollët kemi informuar edhe Bajernin e Mynihut", konfirmon agjenti i Levandovskit për "Spiegel" ditën e premte. Ndërsa Levandovski mbështet indirekt qëndrimin e agjentit të tij në "Spiegel".

"Kam 6 vite në Gjermani dhe kam fituar gjithçka. Duhen provuar sfidat e reja për të më- suar më shumë për botën dhe veten", tha polaku. Sipas "Spiegel", Reali i ka ofruar kontratë 6-vjeçare dhe një pagë deri në 25 milionë euro në sezon. Në Mynih, ai fiton 9 milionë euro në sezon.

Rumenige jep urdhër

"Për një gjë të jeni të sigurt. Robert Levandovski do të luajë me Bajernin sezonin e ardhshëm. Për këtë të jeni të sigurt dhe të mos i shkojë mendja askujt te ndonjë largim", nënvizoi Rumenige për "Kicker" duke shtuar:

"Vendimi është zyrtar: Ne nuk do ta japim Levandovskin, pavarësisht se çfarë oferte prezantohet. Nuk ka çmim për shërbimet e lojtarit tonë. Ai ka një kontratë deri në vitin 2019 me Bajernin. Ne nuk bëhemi pjesë e lojërave të menaxherëve të tij. Klubi ka plan dhe strategji të qartë për kontratat e lojtarëve. Bajerni ka të gjitha kushtet dhe fuqinë për t'i mbajtur lojtarët që do. Askush nuk mund të luajë me zjarrin, pasi në fund do të digjet", përfundoi bosi i Bajernit.

Përgatiti: ENIAR IBRO


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama