Rrugetimi fisnik i Bora Balaj ne historine e Shqiptarise

bora20Tiranë, 24 Tetor /ATSH-Flora Nikolla /.- Nga mosha dymbëdhjetëvjeçare Bora Balaj, nisi të mbledhë veshje kombëtare. I kujtohet dhe arka ku ruante nëna e saj veshjet e hershme, pastaj të vajzave të xhaxhait, por edhe te vajzave të fshatit te saj . Që nga ajo kohë, kishte mbledhur dhjetë veshje, por fatkeqësisht u dogjën të gjitha në luftën e vitit 1999 në Kosovë. Nuk u ndal për asnjë moment dhe pas luftës , nisi të mbledhe veshje, dhe beson se ja arriti qëllimit Bëri dhe hulumtime në trojet shqiptare deri në një studim etnologjik të cilin e kulmoi me një libër të parë për Borën në këtë lloj gjinie por dhe për Kosovën gjithashtu.

Libri "Veshje tradicionale shqiptare në Kosovë", është një peizazh, një faktografi dhe një pasqyrë e një trashëgimie që ka gjurmë të madhe. Janë një numër jo i vogël i veshjeve që i kanë rezistuar kohës dhe janë bartur në shekuj. Ndaj dhe libri është një kompleksitet shumëdimensional i trashëgimisë kulturore jo vetëm në Kosovë, por edhe gjetiu ku kanë jetuar shqiptarët. Bora Balaj thotë se, u motivova nga pasioni, por dhe nga dëshira se kisha çfarë ti paraqisja publikut". Libri është botuar dhe ribotuar deri më tani në 5000 kopje ku shumica janë dhuruar. Njeriu sikur është i predispozuar herë ti sfidojë ëndrrat e herë ti arrijë. Dhe Bora thotë se më shumë i ka arritur, pasi për të këmbëngulja është faktor që rezulton. Por, plotësimi i ëndrrës më të dashur, dëshirë kjo e një populli, ishte Liria në vendin e saj në Kosovë, krijimi i një shteti për shpëtimin e një kombi. Në Kosovën e lirë, edhe arti merr frymë dhe rritet e lulëzon gjithçka që i thonë jetë. Art në vete është dhe familja e saj që e krijoi sikunder e dësheronte. Në vitin 1997 në Tiranë ka botuar vëllimin me poezi "Zogu pa çerdhe" . Në vitin bora22003, në Prishtinë botoi vëllimin e dytë me poezi "Lot në sy". Në Tiranë kreu shkollimin për dizajn duke organizuar disa revy mode në Kosovë e Tiranë. Pastaj, vazhdoi në mbledhjen e veshjeve. Krejt çka ka në vete i dedikohet Kosovës. Kosova është dhuratë për Bora Balaj, nga vetë Zoti. Aty u lind, u rrit dhe u formësua. Aty njohu çfarë është sakrifica, çfarë është humaniteti, çfarë është dashuria e besnikëria, sepse si thotë ajo, " Kosova e ka këtë mundësi, të formësimit të njeriut plot dashuri". Aty ka nismën e çdo gjëje, si themeli i një kalaje. Ka varret e të parëve dhe prindërve të saj që nuk e lënë t'ia kthejë shpinën. Kosova është gjak që rrjedh në damarët e saj dhe pa këtë gjak nuk punon as zemra e Bora Balaj e cila pasi ka jetuar në Pejë, Gjakovë, Tiranë, tani jeton në Amerikë që si thotë Bora, është shprehje në vete që të rrëmben. Pjesë e librit "Zonjat shqiptare në Nju Jork", libër i cili është në proçes nga Albanian Excellence në kuadrin e projektit "Imazhi i gruas shqiptare në shekullin e XXI", i cili zhvillohet nën kujdesin e Presidentit të Republikës, z.Bujar Nishani, Bora Balaj, ngre shqetesimin e koleksionit të saj original me veshje popullore. "Që të ruhet origjinaliteti i tyre duhet një punë e vazhdueshme. Është

bora1mirë të ruhen në një Muze apo vende enkas për veshje ku dezifenktohen shpesh", thotë Bora Balaj në këtë intervistë e cila i ka prezantuar veshjet herë me fotografi, dhe shpesh me veshjet origjinale në të gjitha trojet shqiptare, në Prishtinë, në Gjakovë, në Ulqin, Tiranë, Strugë, Pogradec, Fier, Korçë, Durrës, Tropojë, Nikaj Merturë, Në Vjenë, Berlin, Delemond (Zvicër), Arau, Zurich, Izmir (Turqi), Boras (Suedi), ne Michigen (USA) .

bora3F.N : Cila ka qënë Bora në fëmijërinë e saj ?

B.B : Që nga fëmijëria, në moshën pesëvjeçarë, nisa të shkruaja, pikërisht në vargje. Shumë prej tyre dhe janë botuar në atë kohë në revista për të vegjël, siç ishte "Pionieri" . Kujtimi më i mirë është se merrja shpërblime, si përshëmbull, libra për moshën time. Pastaj ato vargje janë prezantuar në emisione televizive, për të vegjël, si në TV "Prishtina", etj. Ishte koha kur mbillej tek unë ndjenja artistike dhe humane të cilat i mora nga familja, bashkë me dashurinë për vendin tim. Familja ime më kishte punuar një çantë të librave me një shqiponjë punim artizanale me Vek, dhe që nga ajo kohë tek une fisnikëroheshin ndjenjat e atdhedashurisë për vendin tim. Kështu që shumë nga ato virtyte të sotme kanë një zanafillë të hershme nga familja ime.

F.N: Cilat kanë qënë ëndrrat e tua Bora ?

bora4B.B: Si në ëndërr nisa shumë nga provat e mia të para, në disa aktivitete që pastaj u bënë edhe realitet. Kisha shkollimin në rend të parë, në një kohë kur flitej për emancipimin e femrës. Dhe gjithnjë kisha mendjen te krijimtaria. Krijimtaria ime zgjerohej dhe më bënin përshtypje çdo gjë që ishte trashëgimi njerëzore, çka punohej me dorë, me pendë dhe zanate të vjetra. Në zonën ku jam rritur unë, në Dukagjin është vend i pasur me trashëgimi. Këtu dallohet dhe femra që ka lënë gjurmë në artin e saj në veshje dhe stoli banimi. Këto u ngjizen tek unë dhe nuk e besoja se do të bëhem unë ajo që ti pasqyroja punët e vyera të dukagjinaseve. Ndërsa më vonë, nisa të bëjë dhe dizajn, koleksione, duke grumbulluar një fond të pasur me veshje . Të them të vërtetën, puna ime më bëri vetvetiu kostumografe duke iu dhënë stilet e kohës dhe të ruajtjes së lashtësisë.

F.N : Sa jane realizuar ëndrrat tuaja ?

B.B: Njeriu sikur është i predispozuar herë t'i sfidojë ëndrrat e herë t'i arrijë ato. Unë, më shumë i kam arritur. Këmbëngulja është faktor që rezulton. Arti nuk vdes kurrë dhe kisha dëshirë të bëjë diçka të përjetshme. Por, plotësimi i ëndrrës më të dashur, dëshirë kjo e një populli të tërë shqiptarë ishte Liria në vendin tim, krijimi i një shteti për shpëtimin e një kombi. Në Kosovën e lirë, edhe arti merr frymë dhe rritet e lulëzon gjithçka që i thonë jetë. Art në vete, është dhe familja ime që e krijova si e dëshiroja. Në vitin 1997 në Tiranë kam botuar vëllimin me poezi "Zogu pa çerdhe" . Në vitin 2003, në Prishtinë botova vëllimin e dytë me poezi "Lot në sy". Në Tiranë kreva shkollimin për dizajn duke organizuar disa revy mode në Kosovë e Tiranë. Pastaj, vazhdova me mbledhjen e veshjeve. Duke mos harruar të përmend se gjatë luftës, më janë djegur një numër i madh i poezive dhe i veshjeve, që s'mund ti zëvëndësojë lehtë.

bora5F.N : Cila është lidhja në mes ekonomise, dizajnit dhe diplomacisë ?

B.B: Pyetje që më bëhet shpesh. Me të drejtë më bëhet pyetja, sepse, kam ecur paralel me të dy profesionet. E para është krijimtaria që më ndjek gjatë të gjithë jetës , si pasion, si frymëzim dhe më pastaj si profesion. Pastaj, ekonomia ishte shkollim, një përgatitje shkollore për të jetuar. Ky shkollim më ka ndihmuar të zhvillojë ekonominë familjare, pastaj të kontribuojë në shoqëri dhe të materializoj deri diku krijimtarië time. Mendoj se edhe shkojnë bashkë, nëse ia shtojmë dhe diplomacinë, fleksibilitet i kohës së sotme. Kështu që më vonë edhe studiova në diplomaci.

F.N: Cila është lidhja që ju keni me Kosovën ?

B.B: Krejt çka kam në vete i dedikohet Kosovës. Kosova është dhuratë për mua nga vetë Zoti. Aty u linda, u rrita dhe u formësova. Aty njoha çka është sakrificë, çka është humanitet, çka është dashuri e besnikëri. Kosova e ka këtë mundësi, të formësimit të njeriut plot dashuri. Aty e kam nismën e çdo gjëje, si themeli i një kalaje. Kam varret e të parëve dhe prindërve të mi, që nuk më lënë t'ia kthejë shpinën. Kosova është gjak që rrjedhë në damarët e mi dhe pa këtë gjak nuk punon as zemra.

bora6F.N : Ju njiheni si hulumtuese e etnologjisë dhe veshjeve tradicionale, cila është juaj për këtë pasion ?

B.B : Më duhet ta bëjë me dije këtu se që nga mosha dymbëdhjetëvjeçare nisa të mbledhë veshje kombëtare. Në këtë moshë mora nga vajza e tezës sime, Trashja, një palë veshje kombëtare tradicionale të vajzave që i punoi enkas për mua. Më pëlqyen shumë dhe i kërkova dhe një çante me shqiponjë. Këto ishin shenjat e para të pasionit dhe përditë e më shumë shtohej dëshira. Më kujtohet dhe arka ku ruante nëna ime veshjet e saj të hershme, pastaj të vajzave të xhaxhait, vajzave të fshatit etj. Që atëherë kisha mbledhur dhjetë veshje, por fatkeqësisht u dogjën të gjitha në Luftën e vitit 1999. Kështu që nuk u ndala për asnjë moment dhe pas luftës në Kosovë, nisa të mbledhe veshje, nga frika e përvojës së fundit të luftës për kanosjet e tyre që ishin gati në zhdukje. Besoj se arrita të plotësoje planifikimin tim. Edhe pse kjo është si histori me veshjet, unë bëra dhe hulumtime tjera në trojet shqiptare deri në një studim etnologjik të cilin e kulmova ne një libër të parë për mua te kësaj natyre, por të parë edhe për Kosovën me një gjini të tillë.

bora7F.N: Cila është përmbajtja dhe ku jeni mbështetur për të botuar këtë libër ? .

B.B : Libri "Veshje tradicionale shqiptare në Kosovë", është një peizazh, një faktografi dhe një pasqyrë e një trashëgimie që po le gjurmë të madhe. Janë një numër jo i vogël i veshjeve që i kanë rezistuar kohës dhe janë bartur nëpër shekuj. Është e pasqyruar edhe mënyra e bartjes, vendi dhe rasti që janë veshur si dhe banimi. Pra, një kompleksitet shumëdimensional i trashëgimisë kulturore jo vetëm në Kosovë, por edhe gjetiu ku kanë jetuar shqiptarët. Unë, u motivova nga pasioni, por, edhe nga hulumtimi im që kisha çka të paraqesë para publikut. Libri është botuar dhe ribotuar. Është plasuar në shumë kategori strukturash. Është përdorur për dhuratë, për histori, për pasuri tonën tek diplomacia ndërkombëtare. Libri është botuar në Shtëpinë Botuese të Klubit letrar "Gjon Nikollë Kazazi" në Gjakovë, dhe ku ka ndihmuar Komuna e Gjakovës në ato vite. Duke qenë se është botim ekskluziv, ka dhe një kosto të lartë që kam hasur në vështirësi për ta botuar. Besoj se ia ka arritur qëllimit.

F.N: Si keni arritur të mbledhni rreth 200 veshje kombëtare të vjetra

B.B : Vërtet u bënë dyqind e më tepër. Janë mbledhur me kujdes, për të mos u përsëritur, ngase, seicila sjell një detaj në vete. Pastaj veshje siç janë bartur në mosha dhe raste. Veshjet kanë rëndësi për estetikën dhe shëndetin e njeriut. Pastaj me veshje prezantohet dhe mençuria e një populli, duke shënuar kështu artin dhe kulturën e lashtësinë e një populli. Dhe, me këtë koleksion të paraqitur më duket se e kam gati tërë shqiptarinë, etnikumin tonë. Por, këto veshje kërkojnë dhe vendin ku duhet të ruhen. Një Muze Etnologjik, për t'i rezistuar më mirë dëmtimit. Pastaj edhe për tu vizituar e shijuar më ndryshe.

bora8F.N : Si punoni ju për ruatjen dhe mbrojtjen e tyre ?

B.B: Këtu e kam frikën e tyre, ngase, kërkohet trajtim i veçantë. Unë e kam të pamundur t'i realizojë që të gjitha, por, kam investuar shumë, mund, kohë dhe mjete materiale për ti pasuruar së pari dhe për t'u kujdesur për to. Ato i nënshtrohen rrezikut nga insektet, brejtësit, temperaturës, faktorit njeri etj. Kështu që të ruhet origjinaliteti i tyre duhet një punë e vazhdueshme rreth tyre. Për atë thashë se është mirë të ruhen një Muze apo vende enkas për veshje ku dezifenktohen shpesh.

F.N : Cilat kanë qënë ndjesitë tuaja kur ju keni treguar veshjet tuaja në disa ekspozita ?

B.B: Ekspozitat kanë rëndësi, pasi bëhet prezantimi më i mirë para publikut. Ky promovim mbetet në mendje tek shikuesi, ndërsa të hap mundësi plasimi më tutje. Është interesante se janë pëlqyer dhe bartësit e veshjeve në ekspozita, nga që prezantohet një rini e bukur, një racë që nuk e ka askush në rajon , do të thosha më e bukura në botë. Në disa raste i kam prezantuar si fotografi, dhe shpesh edhe veshjet origjinale. Kam realizuar disa ekspozita në të gjitha trojet shqiptare, në Prishtinë, në Gjakovë, në Ulqin, Tiranë, Strugë, Pogradec, Fier, Korçë, Durrës, Tropojë, Nikaj Merturë, Në Vjenë, Berlin, Delemond (Zvicër), Arau, Zurich, Izmir (Turqi), Boras (Suedi), ne Michigen (USA) dhe kjo udhë e shtruar vazhdon të jetë në rrugëtim e sipër. Këtu do të shtoja se kemi punuar një ekip shumë i vyer, pa të cilin nuk mund të realizonim këtë gamë ekspozitash. Libri është botuar deri më tani në 5000 kopje, dhe shumica është dhuruar.

bora9F.N: Si do të mund ta përcaktoni artin popullor në veshje ?

B.B: Veshjet janë art. Janë bartur nga populli. Janë krijim popullor në kohë dhe kanë bartur vulën e kohës ku ka jetuar dhe si ka jetuar. Koha e gjatë e bartjes, rëndësia dhe bukuria që i kanë dhënë veshjes ka krijuar dhe artin e tyre. Shumë çka, gati të gjitha kanë zanafillë, masën popullore që pastaj marrin karakter artistik kur të përpunohen, kur të hulumtohen dhe studiohen. Pastaj, me këtë art dhe e bëjmë dallimin natyral nga popujt tjerë, një lloj identifikimi përcaktues.

F.N : Cilat janë pikat e bashkimit dhe ndarjes mes një veshje të Shqipërisë dhe një veshje të Kosovës ?

B.B: Dëshira ime, është të mos i ndajë në asnjë aspekt. Por, puna e do që të tregojmë artizanatet e rajoneve. Shqiptarët kanë jetuar dhe me popuj tjerë duke qenë në kufij gjeografik, duke qenë nën pushtime dhe duke këmbyer kultura me qëllime. Shqiptarët disa herë u është dashur të përshtaten me pushtues dhe kjo ka bërë të krijohen larmi veshjesh dhe tradita tjera në banim, në kuzhinë, në sjellje. Të lë përshtypjen se jemi dy popuj nganjëherë. Shqipëria, në thellësi dallon për nga veshja, pikërisht me disa vende të Kosovës. Pastaj dallojnë edhe në ngjyra, e në tipare tjera, që i kanë thënë popullorçe "allafrënga" dhe "allaturka". Pra, adaptim, sipas kohës. Ndër shqiptarë, Dukagjini e ka ruajtur më së shumti traditën tek femrat e deri diku edhe tek burrat. Pastaj, Hasi, Opoja dhe Shala e Bajgorës. Këtu është një histori interesante se si dallohen, se si janë bartur dhe si janë reflektuar veshjet, siç e thonim dikur, "andej e këndej kufirit", që mirë do të ishte të rrënohet ky kufi, e të mos dallojmë as në veshje.

bora10F.N: Ju keni një biznes të krijuar 13 vite më parë në Gjakovë, cili është qëllimi i këtij biznesi dhe çfarë keni arritur deri më sot prej tij ?

B.B: Biznesi është ekonomi familjare, për zhvillimin e familjes sime. Në Kosovë, edhe më tej ka mbijetesë, e nuk ka ndonjë përparim ekonomik as në nivel të shtetit. Por, unë, dijen time, në dizajn dhe mjeshtri ne veshjen e grave, e shpreha në një punëtori, ku u dhashë mundësi disa femrave të marrin dije, por edhe të paguhen. Kështu, para dhjetë vitesh, hapa vende pune deri në 10 punëtore. Paraqita dizajnë më ndryshe se të tjerët, dhe fustane nusesh të moshave të reja që u shiten shume. Arrita, që këtë punëtori ta kthejë në një shkollë, me kurse dhe me trajnime deri në diploma që iu kanë hyrë në punë pastaj atyre vajzave të reja. Pra, biznes jo edhe i vogël ku shkolloja fëmijët, ndërtova banim, dhe bëra pakëz krijimtari me pasionin tim, me veshjet tradicionale. Kështu që, ky biznes mori edhe kuptimin e një galerie të veshjeve e të koleksioneve të ndryshme.

F.N: Si u përballët ju më Amerikën, si kishit menduar ju këtë vend të madh dhe si u gjetët ju në të?

bora13B.B: Nuk ishte përballje e lehtë. Një ndryshim i shumë pikëpamjeve. Por, një mundësi e mirë, tejet e mirë për shumë zhvillime. Unë shumë gjëra i lidh me jetën time me krijimtarinë dhe me etnologjinë. Edhe këtu gjeta mundësi të zbërthehem, të shprehem dhe të kultivojë diçka të mirë. Dhe, nostalgjia për vendin tim do të më ndjekë. Një paralele që më mundon. Amerika është vend i ëndrrave. Vend ku ëndrrat i realizon. Vend, ku punohet, krijohet dhe ka humanizëm. Vend ku unë gjeta edhe shpëtimin, sepse, erdha në rrethana jo të mira për mua. Braktisa imazhin tim të krijuar me mund, për shumë kohë dhe sapo isha në shijim të tyre. Atje në Kosovë, edhe më tej zhvillohen disa dukuri që nuk na kanë hije si popull, sepse, e kishim shpaguar vuajtjen disa herë. Sikur i shporrëm ato padrejtësi, e jo të mbesin ende në disa qoshe, individë që pengojnë lirinë dhe zhvillimin e dikujt tjetër. Unë këtu, po nis një jetë të re, të mirë, nga që ka dhe njerëz të mirë që të gjinden afër. Andaj, një nismë që po reflekton gjithnjë e më ndritshëm për qëllimin tim të mirë.

bora11F.N: Sot çfarë është për ju Amerika? Si do ta zbërthenit ju jetën që bëhet në kontinentin amerikan ?

B.B: Artistët e Botës, dhe përfituesit tjerë e quajnë vend i ëndrrave. E tillë është dhe të tillë e shijova nga hapi i parë. E njihja dhe më herët këtë vend, sepse e kisha vizituar, por nuk e dija se dhe do të jetoja këtu. Kam jetuar në Pejë, në Gjakovë, në Tiranë, por Amerika është shprehje në vete, të rrëmben.

F.N: SHBA, ka një komunitet të konsiderueshëm shqiptarësh sa të integruar e shihni këtë komunitet në jetën amerikane ?

B. B: Komuniteti shqiptar, është një komunitet shqiptari tejet i mirë, me tipare njerëzore, komunitet që bëjnë për njëri- tjetrin. Vërtet punohet, por çdo kush ka një dashuri për vendin e tij.bora14

F.N: Po gruan shqiptarë në këtë komunitet ? Cili mendoni se duhet të jetë imazhi i gruas

B.B: Femra shqiptare, edhe në Kosovë, por edhe këtu në Amerikë, është e trajtuar në norma standarde të jetës. Këtu femrën vetëm gjinia dhe tipare tjera e dallojnë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama