Rroshi-Bashes Kur une dilja ne proteste ti piqje qofte

Rroshi-Bashes: Kur une dilja ne proteste, ti piqje qofte

Kryetari i Bashkisë së Kavajës Elvis Rroshi, ka replikuar në distancë me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën, i cili ishte dje në Kavajë.

Dje, Basha u shpreh se mes qytetarëve të Kavajës dhe Elvis Rroshit nuk ka asnjë lidhje, por kjo deklaratë nuk është pritur aspak mirë nga kryebashkiaku Rroshi, i cili i kujtoi Bashës protestat e fillim viteve ’90:

“Lul, kur unë dilja në protestën e parë antikomuniste së bashku me bashkëqytetarët e mi në shesh, ti piqje qofte duke buzëqeshur me servilizëm të huajve në aeroport, ndaj lidhjen me Kavajën është mirë mos e diskutojmë

Bashkia Kavajë, festoi dje 25-vjetorin e demostratës antikomuniste sepse ne e shohim të shkuarën si një mundësi për të reflektuar në zhvillimin e brezave në të ardhmen, ndërkohë që ti Lul, je i kapur mbas të shkuarës si një mundësi për të të dhënë pushtetin që ëndërron të kesh.

Të sugjeroj të merresh dhe dy muaj me Bashkinë e Tiranës se e ke harruar derën e zyrës dhe mos na qaj hallin ne, se Kavajën po e ndërtojmë së bashku me qytetarët”, shkruan Rroshi në Facebook.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama