Rrezohet kerkesa e PD-se per heqjen e mandatit te Kokedhimes

Rrezohet kerkesa e PD-se per heqjen e mandatit te Kokedhimes

Këshilli i Mandateve në Parlamentin e Shqipërisë rrëzoi kërkesën e Partisë Demokratike për heqjen e mandatit për deputetin Koco Kokëdhima, i cili akuzohet për përfitime të fondeve publike edhe pasi ka marrë mandatin e ligjvënësit.

Në përfundim të mbledhjes, deputeti demokrat Arben Ristani akuzoi mazhorancën për vendosjen e një standardi, sipas të cilit po i fshihet Gjykatës Kushtetuese çështjen.

“Ne do të përdorim instrumentet ligjorë, por për herë të parë në 25 vite, Kuvendi vendosi t’i fshehë Kushtetueses një shkelje të rëndë. Pra kjo mazhorancë është kundër transparencës së provave dhe fakteve“, tha Ristani.

Më 6 prill, Këshilli vendosi shtyrjen e mbledhjes për t’u dhënë kohë anëtarëve të tij që të njihen me parashtrimet e bëra nga avokati i deputetit, Kokëdhima, si dhe me dokumentet e depozituara nga opozita në Kuvend.

Në kërkesën e deputetëve të djathtë argumentohet se, në shkelje të Kushtetutës, deputeti socialist ka përfituar fonde publike, nëpërmjet kompanisë Abissnet, edhe pasi është bërë deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Kjo, thotë opozita, është në papajtueshmëri me nenet e Kushtetutës dhe ligjin ‘për konfliktin e interesave.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama