Rrezimi i avionit hetimet Ndihmes piloti Lubitz vuante nga depresioni

Rrezimi i avionit, hetimet: Ndihmes piloti Lubitz vuante nga depresioni

Hetimet mbi përplasjen e avionit gjerman Airbus 320 në Alpet Franceze zbulojnë fakte të reja mbi dinamikën e aksidentit tragjik. Sipas sajtit që monitoron fluturimet civile ‘Flightradar24’, të dhënat tregojnë se autopiloti i fluturimit të avionit Germanwings është riprogramuar nga dikush në kabinën e pilotazhit duke ndryshuar altitudën nga 38 mijë këmbë në 100 dhe 9 sekonda më pas avioni ka nisur të zbriste automatikisht.

Për më tepër hetimet e rregjistrimeve vokale të kutisë së parë të zezë, provuan që aksidenti ishte shkaktuar qëllimisht, duke e konsideruar atë një vetësakrifikim. Piloti 28 vjeçar, Andreas Lubitz, ka mbyllur derën e kabinës së pilotimit duke e lënë kapitenin e avionit të kyçur jashtë, pavarsisht tentativave të tij për të hapur derën e për të marrë sërish nën kontroll drejtimin e avionit, çka do të shmangte rrëzimin e tij dhe vdekjen e 150 personave në bord.

Janë këto rezultatet e para që po hedhin dritë mbi arsyet e përplasjes së avionit që tronditi Francën, Gjermaninë dhe Spanjën dhe është në vëmendjen e gjithë botës. Bashkëpiloti, i konsideruar deri më tani si shkaktari i rrëzimit të avionit, mësohet nga burime jozyrtare për emdiat gjermane se në të kaluarën vuante nga depresioni e për këtë arsye vite më parë kishte ndaluar stërvitjen e pilotimit.

Megjithatë, analizat e mëvonshme kur ai j’u rikthye sërish profesionit tregonin se i kishte kaluar në mënyrë brilante të gjitha testet mjekësore dhe psikologjike. Që nga dje kompanitë botërore ajrore vendosën që të dnyrshojnë rregullat në bordin e avionit duke mos lejuar kurrë më të mos mbetet vetëm një pilot në kabinë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama