Rreziku sipas ministrit Ahmetaj

Rreziku sipas ministrit Ahmetaj

Dy ditë më parë, ministri i Financave Arben Ahmetaj, ndërsa jepte i nervozuar një konferencë shtypi për të prezantuar të dhënat ekonomike të gjashtë mujorit të parë të vitit, u përpoq të hedhë poshtë idënë e një qeverie teknike.

Sipas Ahmetaj, qeveria teknike do të ishte një kërcënim serioz. Ministri shpjegoi më vetëkënaqësinë e tij të zakonshme se "qeveritë teknike në kohë normale nuk kanë qenë të suksesshme", duke lënë të nënkuptohet se qartazi përbëjnë një rrezik për ekonominë e një vendi.

I pyetur për një koment teknik për këtë deklaratë, një profesor i vjetër universiteti, socialist me përvojë të konsiderueshme në qeveri, pasi kërkoi të mbetej anonim, tha:

"A ka mundësi të këtë diçka më të rrezikshme për ekonominë e një vendit se të jetë Arben Ahmetaj Ministër Financash?!"


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama