Rregullore e re Bankat Shqiptare te mbulojne kredite e keqija me kapital

Rregullore e re: 'Bankat Shqiptare te mbulojne kredite e keqija me kapital'
Rregullore e re: Kredite e keqija nuk duhet te jene me shume se 10 per qind

Nje rregullore e re per menaxhimin e rrezikut e miratuar pak dite me pare nga Keshilli Mbikeqyres i Bankes se Shqiperise sanksionon detyrime shtese per bankat ne drejtim te shtimit te kapitalit dhe uljes se portofolit te kredive ne disa raste. Rregullorja percakton nje numer te madh kushtesh, te cilat nuk plotesohen aktualisht nga pothuajse asnje nga bankat qe veprojne ne Shqiperi. Rregullorja do te forcoje kontrollin e bilanceve te bankave nga BSH dhe sipas eksperteve, do te sjelle ngathtesi te tregut te kreditimit. Kufizimet jane ne te gjitha drejtimet dhe synojne te detyrojne bankat te shtojne kapitalin ose te mos rrisin kreditimin ne rast se rrezikojne humbje nga kredite e dhena me heret. Bankat ne Shqiperi konsiderohen, sipas te gjitha standardeve, te mirekapitalizuara, pasi kapitalet e vete pronareve te bankave jane te barabarta me 17 per qind te totalit te bilancit te sistemit.

Megjithate, BSH ka vendosur rregulla shtese, te cilat synojne te detyrojne secilen prej bankave me vete te mos rrezikojne parate e depozituesve. Sipas rregullores, aksioneret e bankave duhet te investojne ne to kapitale me te medha se sa norma e kredive te keqija, ndersa bankat nuk do te lejohen me te marrin investime te rrezikshme ne bondet e vendeve ne zhvillim.
Kredite e keqija, 10 per qind

Kushti me i ashper qe prek shumicen derrmuese te bankave, sanksionohet ne nenin 2, ku thuhet: “Raporti i kredive me probleme me totalin e kredive, nuk duhet te jete me shume se 10 per qind”.

Duke qene se kredite e keqija ne sistemin bankar shqiptar sot jane rreth 12 per qind, shumica derrmuese e bankave rrezikon ndeshkimet nga Banka e Shqiperise, ne rast se nuk menaxhojne siç duhet, brenda nje kohe te shkurter, kete problem.

“Subjekti [banka] respekton ne çdo kohe treguesit e mjaftueshmerise se kapitalit, siç percaktohet ne raportet e meposhtme: a. raporti i kapitalit me totalin e aktiveve nuk duhet te jete me pak se 5% (pese per qind) ne vitin e pare te veprimtarise, 8% (tete per qind) ne vitin e dyte dhe 10% (dhjete per qind) ne vazhdim; b. raporti i kapitalit me totalin e aktiveve te qendrueshme te trupezuara dhe te patrupezuara (neto), nuk duhet te jete me pak se 100% (njeqind per qind); c. raporti i kapitalit me totalin e kredive me probleme (neto) nuk duhet te jete me pak se 100% (njeqind per qind)”, – thuhet ne rregulloren e re.

Kredite e keqija u rriten me shpejtesi vitin e fundit si pasoje e veshtiresive te krijuara mes klienteve te kategorise “biznes”. Pavaresisht kredive te keqija, sistemi bankar ka arritur ne teresi te dale me fitime edhe gjate vitit te krizes, kryesisht per shkak te kuadrit te dobet rregullativ te marredhenieve te bankave me klientet, gje qe i ka mundesuar bankave te transferojne humbjet te klientet e rregullt.

“Çdo investim ne tituj, me perjashtim te investimeve ne titujt e emetuar nga qeveria e Republikes se Shqiperise dhe titujve te emetuar nga qeverite dhe/ose bankat qendrore te vendeve te OECD, nuk duhet te tejkaloje 5% (pese per qind) te kapitalit te subjektit”, shkruhet ne nenin 6 te rregullores.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama