Rregullat e reja per punesim ne Gjermani. Kane hyre ne fuqi nga 1 Janari 2016. Dokumentet qe duhen

Rregullat e reja per punesim ne Gjermani. Kane hyre ne fuqi nga 1 Janari 2016. Dokumentet qe duhen

Në Gjermani, nga data 1 janar 2016, kanë hyrë në fuqi ndryshime të rëndësishme ligjore që përcaktojnë rregullat për mundësi punësimi dhe leje-qëndrimi për disa shtete të Ballkanit, duke e përfshirë edhe vendin tonë Kosovën.

Qytetarëve të Shqipërisë, Bosnjë-Herzegovinës, Kosovës, ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë vetëm në raste shumë të rralla u njihet e drejta e mbrojtjes (Status i refugjatëve), pasi vijnë nga të ashtuquajtura “shtete të sigurta të origjinës”.

Kush udhëton në Gjermani dhe parashtron një kërkesë azili dhe vazhdon të qëndrojë derisa kërkesa e tyre për azil të jetë refuzuar, duhet të llogarisë që ndaj tyre do të vendoset një ndalesë për hyrje në Gjermani dhe në gjithë zonën Shengen për një periudhë të gjatë kohore.

Nga data 1 janar 2016 për shtetasit e këtyre gjashtë shteteve vlen një rregullore e re për fillim pune për çdo lloj punësimi.

Për të hyrë në Gjermani me qëllim fillimin e një pune nevojitet një vizë, për të cilën ju duhet të aplikoni në ambasadën gjermane në shtetin e juaj përkatës të origjinës, apo në shtetin e vendbanimit tuaj të ligjshëm.

Aplikimi për vizë nuk është i mundur në Gjermani. Personat, të cilët brenda 24 muajve para aplikimit për vizë, kanë qëndruar në Gjermani si azilkërkues ose si të toleruar (Gedultete) dhe që kanë pranuar përfitime mbi bazën e ligjit të përfitimeve për azilkërkuesit, sipas rregullores së re nuk mund të marrin vizë.

Kjo ndalesë nuk vlen për personat të cilët kanë parashtruar një kërkesë azili mes 1 janarit 2015 dhe 24 tetorit 2015, dhe që më datën 24 tetor kanë qenë akoma në Gjermani dhe pastaj janë larguar nga Gjermania pa vonesë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama