Rrefimi i Durmishit Sjam tradhtar FSHF-ja u zgjua vone

Rrefimi i Durmishit: S'jam tradhtar, FSHF-ja u zgjua vone

Ai ka lindur në Danimarkë, por me origjinë është nga Kamenjani i Tetovës. Luan për ekipin e Brondby-t, ndërsa tani është futbollisti i ri i Danimarkës. Para ca ditësh luajti kundër Shqipërisë dhe u kritikua shumë nga shqiptarët për tradhti.

Ky etiketim e ka lënduar shumë.Për këto arsye Riza Durmishi ka folur për gazetën “Lajm” duke rrëfyer të vërtetën e tij futbollistike.

"Nuk u ndjeva mirë kur dëgjoja ofendimet që më bën tifozët shqiptarë, sepse ata nuk e dinë historinë time që nga fëmijëria e deri sa u rrita, dhe përse kam vendosur të zgjedh Danimarkën para Shqipërisë. Kur ta mësojnë tatë vërtetën besoj se do të pendohen për vërshëllimat.

Më tej Durmishi ka zbuluar edhe të gjitha prapaskenat.

"E vërteta është se Federata shqiptare e futbollit kurrë nuk më ka ftuar. Ju betohem se asnjëherë nuk më kanë bërë asnjë telefonatë. Ku ka shqiptarë që nuk dëshiron të luaj për Shqipërinë. Edhe nga damarët e mi rrjedh gjaku i shqiptarit, edhe unë jam shqiptar. Por s’jam ftuar. T’ju them edhe një realitet. Para disa muajsh më ftoi Maqedonia, më është paraqitur një trajner shqiptar i Maqedonisë, por unë ju thash ‘Jo’. Tani kur unë bëj zgjedhjen, sepse s'kam nga t’ia mbajë, FSHF-së i del gjumi. Tani gjithçka më është vonë.

Më tej ai ka hedhur poshtë të gjitha zërat se ai nuk e di himnin e Kombëtares sonë.

"Po, e kam mësuar. Është himn me tekst shumë të bukur që të emocionon. Edhe atë mbrëmje kur e dëgjoja himnin shqiptar u ndjeva i emocionuar", u shpreh Durmishi për gazetën "Lajm".


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama