Rooms aplikacioni me i ri i Facebook

Rooms, aplikacioni me i ri i Facebook

Projekti  më i ri i Facebook, quhet “Dhomat”(Rooms), një aplikacion social që u mundëson njerëzve të krijojnë disa dhoma ta veçanta për çdo lloj teme.   “Dhomat” mund të personalizohen me ngjyra, ikona, dhe fotografi, dhe ndër të tjera, aty mund të ndryshohet edhe opsioni “Like”.

Tekste, fotografi dhe video mund të postohen në “dhoma” dhe në listën e përmbajtjeve për të krijuar komunikim dhe biseda multimediale mes përdoruesve. Qëllimi i këtij aplikacioni, sipas blogut zyrtar të tij, thuhet se është transferimi i mesazheve dhe krijimi i përmbajtjes anonime në botën virtuale në telefonin tuaj.

 Aplikacioni është krijuar nga Facebook Creative Labs, për të përfaqësuar anonimitet, dhe për t’i lejuar përdoruesit të kyçen në të me çfarëdo emri që i bën përdoruesit të ndjehen më mirë dhe më komodë". Përdoruesit mund të krijojnë emra të ndryshëm në dhoma të ndryshme. Aplikacioni është tërësisht i ndarë nga Facebook. Rrjeti social nuk u kërkon përdoruesve të kenë një llogari në Facebook.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama