Ronaldo lajmeron rikthimin e Simeones tek Interi Çeshtje kohe

Ronaldo lajmëron rikthimin e Simeones tek Interi: Çështje kohe

Ish-ylli brazilian i Interit në vitet 1997-2002 ka paralajmëruar rikthimin e Simeones si trajner i zikaltërve. Në një intervistë për "Premium Sport" Ronaldo ka thënë se kthimi i Simeones te Interi është çështje kohe.

c01e42956bef7c21996e718cf737e376"Kam një afeksion të madh për Interin dhe në këtë moment nuk di si ta ndihmoj",-ka thënë 39-vjeçari.

Ndërsa ka shtuar se rikthimi i Simeones është çështje kohe edhe pse Mançini ndodhet ende në stol.

Ronaldo ka shtuar se Interi dështoi me rezultatet që mori në fillim të vitit dhe sipas tij, për të pretenduar titullin duhet të jesh i përgatitur gjatë gjithë vitit.

Braziliani ka vlerësuar figurën e Moratit si simbolin më të madh të Interit.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama