Ronaldo behet ceshtje kombetare i telefonon Barcelones per ndihme

Ronaldo bëhet çështje kombëtare, i telefonon Barcelonës për ndihmë

Prezenca apo mungesa e Kristiano Ronaldos në ndeshjen e së mërkurës për gjysmëfinalen e kthimit të Ligës së Kampionëve po merr përmasa të mëdha. ronaldoReali e kërkon patjetër në fushë për të siguruar kualifikimin në finale, por në Portugali tremben se sforcoja që po bën ylli i tyre mund të ketë pasoja për kampionatin europian. Nga ana tjetër, mediat pranë skuadrës katalanase publikojnë një lajm interesant, ku thuhet se fizioterapisti që po merret me rikuperimin e Ronaldos ka telefonuar mjekët e Barcelonës për t'u kërkuar ndihmë.

Mjeku portugez

Nunjo Kampos e njeh më shumë nga të gjithë Kristiano Ronaldon, sepse ka punuar me të në kombëtaren e Portugalisë. Ai alarmon luzitanët dhe thotë se nëse Ronaldo do të sforcohet, atëherë rrezikon pjesëmarrjen në Europian.

"Nëse dëmtimi është ai që thuhet në media, Ronaldos i duhen të paktën 21 ditë për t'u rikuperuar. Nëse do të sforcohet për të luajtur në ndeshjen ndaj Mançester Sitit, mund të rrezikojë pjesëmarrjen në Francë. Unë e di që Ronaldo është gati t'i suportojë dhimbjet dhe mund të zbresë në fushë për të ndihmuar skuadrën e tij, por shqetësimet dhe rreziku më i madh vjen në ditët e ardhshme.

Të gjitha dëmtimet duan kohën e tyre për t'u rikuperuar", tha Kampos. Duket se gjithçka është në dorën e Ronaldos, pasi portugezi do të vendosë nëse do t'ia dalë të jetë nën urdhrat e Zidanit apo jo.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama