Studentet e muzikes interpretojne ne Akademine e Arteve

Studentet e muzikes interpretojne ne Akademine e Arteve
Studentët e muzikës interpretojnë në Akademinë e Arteve Në vazhdim të stinës koncertore të studentëve të Akademisë së Arteve studentët e Fakultetit të Muzikës së kësaj Akademie do të japin një koncert të shtunën, datë 15 janar, ora 19.00, në sallën e madhe të koncerteve të shkollës së tyre. Në programin e këtij koncerti janë interpretime nga veprat e kompozitorëve të huaj si Händel, Mozart, Martinu, Donizzeti, Pergolesi, Rossini, Bach, Sarri dhe Puccini. Interpretojnë sopranot studente Semine Sulozeqo, Denisa Macaj, Mirjeta Bajramaj dhe Denisa Hasimi. Në flaut luajnë studentet Vjollca Islamaj dhe Juna Laçi. Pianistët shoqërues janë lektorët Sevasti Dheri, Mimoza Kongo, Marin Gjollma, Ejana Nita dhe Ingrid Pulizo.

Hyrja është e lirë.

Haydn, Chopin dhe Debussy në Akademinë e Arteve

Në vazhdim të stinës koncertore të studentëve të Akademisë së Arteve pianistja e re Silvana Skënderi do të japë një koncert recital në sallën e madhe të koncerteve të Akademisë, ditën e mërkure, datë 26 janar, ora 19:00. Silvana Skenderi do të luajë grand sonatën e Josepf Haydn, sonatën Nr 2,op.35, grave-doppio movimento, scherzo, marche funebre dhe finale-presto nga Frederic Chopin, suite bergamasque, prelud, minuet, clair de lune dhe passapied nga Claude Debusy.

Hyrja është e lirë.

Koncert i klasës së kitarës

Ditën e enjte, datë 27 janar, ora 19:00, studentët e klasës së kitarës në Akademinë e Arteve do të japin një koncert në sallën e madhe të koncerteve të shkollës së tyre. Luajnë studentët kitarist Arbër Çerri, Adrian Shahinlli, Ledion Semini, Erind Saraçi, dhe Franc Korumi të shoqëruar nga klarinetistët Lorenc Ejlli, dhe Sentiliano Duli. Në program është muzikë nga veprat e Albeniz, Domeniconi, Castelnuovo-Tedesco, Turina, Pawell, Villa-Lobos, Koleka, Bizet, Mancini, Preson, Schmidt, Bach-Busoni, Liszt dhe Prokofjev.

Hyrja është e lirë.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama