Roben Jam dhe une ndaj Frances
- Botuar: 19 vite më parë
- Shkruar nga:
Në këtë mënyrë, Roben mund të zbresë normalisht në fushë kundër Francës, por gjithsesi, tekniku duket se mund të zbresë në fushë që nga minuta e parë me skuadrën e cila dominoi kundër italianëve. “Jam i gatshëm nëse Van Basten do të kërkojë ndihmën time. Kam rikuperuar totalisht dëmtimin dhe tashmë dua të jap edhe unë kontributin tim në këtë aktivitet. Fatkeqësisht skuadra jona pati mjaft mungesa në ndeshjen e parë, por gjithsesi, pjesa tjetër e ekipit tregoi gjithë forcën e saj, e cila mund të na çojë drejt fitores finale”, përfundoi mesfushori i tulipanëve, Arjen Roben.